Kosova
Mërgimtarit i digjet vetura me benzinë
Ngjarja ka ndodhur në Ferizaj, ndërsa mërgimtari është shprehur se, ia kanë djegur qëllimisht
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në mëngjesin e të shtunës është raportuar nga një person se i është djegur vetura me targa të huaja.
Ngjarja ka ndodhur në Ferizaj, përcjell albinfo.ch.
Viktima ka thënë se dikush qëllimisht ia ka djegur veturën me shishe benzinës.
Ndonëse ai kishte arritur të shuante zjarrin, vetura ka marrë dëme të konsiderueshme. Policia po e heton rastin.
“Ferizaj 01.01.2022 – 06:00. Viktima mashkull kosovare ka raportuar se person-a të panjohur qëllimisht me një shishe me benzinë ia kishin vënë flakën veturës së tij me targa të huaja i cili kishte arrit ta shuaj zjarrin por në veturë iu kishin shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











