Kosova
Kosovë: Detaje nga grabitja e armatosur që përfundoi me vrasje

Bëhet e ditur se një grabitje e armatosur në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, ka përfunduar me vrasje. I vdekur ka mbetur pronari i lokalit, meqenëse s’ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa-Hakaj.
“Mund të konfirmoj se një person i plagosur, që kishte ardhur për trajtim, ka ndërruar jetë. Meqë tash ka ndodhur e gjithë ngjarja, nuk mund të deklaroj informacione të tjera”, ka deklaruar mbrëmë Mustafa-Hakaj.
Detaje për grabitjen ka dhënë edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai ka thënë se nga hetimet fillestare bëhet e ditur se dy persona të dyshuar e të maskuar, nën kërcënimin e armës, kanë tentuar të grabitin viktimën, i cili ndodhej në dyqanin e tij, si pasojë e të shtënave nga të dyshuarit në drejtim të viktimës, viktima ka mbetur i plagosur.
Dy të dyshuarit janë arrestuar si dhe është sekuestruar një armë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Piloti kosovar në qiellin ndërkombëtar, Lirik Qerimi licensohet për Boeing 737 Sukses në aviacion, Lirik Qerimi, piloti kosovar që ngjitet në qiellin ndërkombëtar...
-
Afro dy ore pritje në dalje të pikës Merdarë dhe Dheu i Bardhë
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak