Kosova
Kosovë: Sot protestohet kundër reduktimeve të rrymës
Bëhet e ditur se sot, duke filluar nga ora 13:00 do të mbahet një protestë kundër reduktimeve të energjisë elektrike. Protesta do të nisë nga objekti i KEDS-t, për të vazhduar te ndërtesa e Qeverisë, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se protestuesit do të kërkojnë furnizim të rregullt me energji elektrike dhe shkarkimin e ministres Artane Rizvanolli.
“Ftojmë të gjithë qytetarët/et e Kosovës të na bashkohen në protesta mbarëkombëtare kundër manipulimeve dhe papërgjegjësisë të vazhdueshme të KEDS-it ndaj qytetarëve të Kosovës. KEDS, bashkë me Qeverinë na e kanë kthyer terrin në Kosovë. Gjatë kësaj jave, Qeveria dhe KEDS-i na informuan se do të rikthehen reduktimet e energjisë elektrike për shkak të krizës energjetike. Sipas njoftimit zyrtar të tyre, reduktimet do të ishin nga 2 orë në orare të caktuara. Përkundër këtyre njoftimeve, reduktimet e rrymës po zgjasin deri në 24 orë. E kjo gjendje, sipas njoftimit të Qeverisë, pritet të zgjasë edhe dy muajt e tjerë. KEDS-i, distributor kryesor i energjisë elektrike në Kosovë, është duke dështuar që t’i përmbushë obligimet për furnizim 24/7 të të gjithë/a qytetarëve/eve, duke na lënë në errësirë. Në anën tjetër, këtë dështim Qeveria është duke na e faturuar neve, duke e subvencionuar KEDS-in me 20 milionë euro nga paraja publike. Kjo krizë përveç që është duke e paralizuar çdo aspekt të funksionimit shoqëror dhe ekonomik, është duke treguar që shërbimet esenciale nuk duhet të lihen në duar të sektorit privat. Andaj, të hënën, duke filluar nga ora 13:00, mblidhemi pranë KEDS-it në protestë ndaj kësaj gjendjeje alarmante dhe kërkojmë rrymë 24/7; shkarkim të ministres Rizvanolli dhe nacionalizimi i KEDS-it”, është bërë e ditur në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale.
Qytetarët në Kosovë tash e sa ditë po përballen me reduktime të energjisë elektrike. KEDS ka njoftuar se reduktimet pritet të zgjasin rreth dy orë në ditë, në kohë të ndryshme dhe se do t’i prekin të gjithë konsumatorët, përveç atyre emergjentë. Reduktimet janë udhëzuar nga Operatori i Sistemit dhe Tregut – KOSTT, për shkak të mbingarkesës në sistemin elektro-energjetik.
Qeveria e Kosovës është duke kërkuar vazhdimisht nga qytetarët që ta kursejnë rrymën, ndërsa ka bërë të ditur se do të ndajë shumën e nevojshme të mjeteve për mbulimin e importeve.
Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se është duke hartuar Strategjinë e Energjisë për vitet 2022-2031. Kjo strategji thuhet se do t’i analizojë të gjithë skenarët potencialë dhe të përballueshëm financiarisht për të rritur stabilitetin e furnizimit me energji elektrike, si dhe do të ofrojë mundësinë e integrimit sa më të madh të burimeve të ripërtërishme të energjisë.
Kosova prodhon deri në 85% të energjisë elektrike përmes termocentraleve me thëngjill dhe sasi shumë të vogla nga burimet e ripërtërishme, si hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet fotovoltaike.
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












