Lajme
Ignazio Cassis u zgjodh President Federal për vitin 2022
Rezultati zgjedhor i Ignazio Cassis është më i ulëti që nga viti 2013, kur Ueli Maurer qe zgjedhur President Federal me 148 vota
Këshilltari Federal (ministri) Ignazio Cassis u zgjodh President Federal për vitin 2022 me 156 vota të fituara. Asambleja e Bashkuar Federale ja ka konfirmuar kështu postin e presidentit politikanit të FDP-së pasditen e së mërkurës.
Për herë të parë që nga Flavio Cotti në vitin 1998, një këshilltar nga Kantoni i Ticinos është zgjedhur President Federal, transmeton albinfo.ch.
Cassis ka qenë Shef i Departamentit Federal të Punëve të Jashtme (EDA) që nga 1 nëntori 2017, kur dhe është zgjedhur në Këshillin Federal.
Edhe në atë post ai ka qenë kandidati i parë nga kantini i tij, që nga zgjehdja e Flavio Cotti-t në vitet `90 të shekullit të kaluar.
Procedura e zgjedhjes ka rrjedhur kështu: Janë shpërndarë 237 fletë votimi, janë kthyer gjithashtu 237, përcjell albinfo.ch. Bosh ishin 36 sosh ndërsa të pavlefshme, 4.
Rezultati zgjedhor i Ignazio Cassis është më i ulëti që nga viti 2013, kur Ueli Maurer qe zgjedhur President Federal me 148 vota.
Alain Berset u zgjodh nënkryetar i Këshillit Federal.
Zgjedhja e presidentit dhe nënpresidentit federal në Zvicër bëhet me rotacion: për çdo vit në këtë kohë, deputetët e dy dhomave, të tubuar në Asamblenë Parlamentare votojnë kandidatin për këtë post, i cili vjen nga Këshilli Federal, shkruan albinfo.ch. Pra, njëri nga ministrat merr rolin e “të parit ndër të parët” për një vit, duke mbajtur resorin që drejton në qeveri.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










