Lajme
Festojmë kuq e zi…
Nxënësit ishin mjaft të entuziazmuar për të festuar festën më të madhe kombëtare
Të gjithë muajt e vitit kanë veçantitë e tyre, por kur vjen Nëntori ky muaj për ne shqiptarët është muaji i krenarisë sonë kombëtare, muaj ky që na lidhë me shumë ngjarje të rëndësishme historike kombëtare, prandaj për nder të festave të nëntorit dhe veçanërisht datës 28 Nëntorit e cila tashmë në zemrën e çdo shqiptari njihet si datë historike e shenjtë, ku pikërisht me këtë datë u morën shumë vendime për rilindjen e shtetit shqiptar – dy herë u shpallë pavarësia në vite të ndryshme nga heronjtë Gjergj Kastrioti-Skenderbeu dhe Ismail Qemajli, u lind komandanti legjendar Adem Jashari si dhe dalja publike në skenë e UÇK-së … Të gjitha këto ishin një frymëzim i madh për të festuar me nxënësit e mësimit plotësues të “Shkollës Shqipe Monthey-Chablais” me ç’rast kemi mbajtur një program artistiko-kulturor në ambientet shkollore. Nxënësit ishin mjaft të entuziazmuar për të festuar festën më të madhe kombëtare duke ia shtuar akoma më shumë bukurinë kësaj feste ata ishin veshur me ngjyrat kuq e zi, recituan vjersha të ndryshme, kënduan himnin, disa këngë dhe vallëzuan disa valle popullore…
Në fund të programit nxënësit i uruan të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen me mesazhet e bukura përçuese duke shpresuar që pikërisht kjo festë në të ardhmen e afërt të jetë datë e bashkimit të të gjitha trojeve shqiptare (pra të jetë Nëntori i tretë)!
Ganimete Jakupi Demiri, Zvicër
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit

















