Lajme
KQZ-ja ka pranuar 1,571 pako me fletëvotime nga diaspora
KQZ’ja tregon se sa pako të supozuara me fletëvotime nga diaspora kanë pranuar
Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka përfunduar procesi i votimit përmes postës për komunat, në të cilat do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave, përcjell albinfo.ch.
Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka bërë të ditur se janë pranuar 1,571 pako me fletëvotime nga jashtë.
“Procesi i votimit përmes postës për komunat në të cilat mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave ka përfunduar të premten në mesnatë. Gjatë periudhës së votimit përmes postës, në periudhën 29 tetor – 12 nëntor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 1,571 pako të supozuara me fletëvotime”, ka thënë Ahmetaj gjatë mbledhjes së KQZ-së të shtunën.
Procesi i verifikimit të këtyre pakove do të fillojë ditën e diel, e më pas ato do të dërgohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Raundi i dytë i zgjedhjeve do të zhvillohet të dielën, në 21 komuna të Kosovës. Komunat ku do të mbahen zgjedhjet për balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Podujeva, Kamenica, Drenasi, Dragashi, Istogu, Kaçaniku, Klina, Fushë-Kosova, Obiliqi, Rahoveci, Shtimja, Vitia, Vushtrria, Malisheva, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










