Teatër
Rikthehet Festivali i filmit në Selanik, pas 2 vjetësh
U deshën plot dy vjet që Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Selanik të rikthehej në sallat e kinemave. Edicioni i 62-të mirëpret mbi 200 filma, kryevepra, homazhe dhe për herë të parë tri kategori për konkurrim.
Regjisori francez, Samuel Theis, në pjesëmarrjen e tij të dytë prezanton një vepër mbresëlënëse mbi historinë e një djali 10-vjeçar dhe familjes së tij, i cili bie në sy nga fëmijët e tjerë në lagjen e varfër në lindje të Francës. Gjërat ndryshojnë për të kur në qytet vjen një mësues i ri, i cili hap horizonte të reja për djaloshin.
Premiera botërore e filmit u shfaq në La Semain në Kanë, ndërsa në kinematë franceze do të shfaqet në pranverë të vitit të ardhshëm.
“Është një film që përshkruan kalimin e moshës, një portret i moshës së tij. Kur je 10 vjeç, besoj se është një moshë shumë interesante për kinemanë, pasi nuk je ende në adoleshencë. Por, prapë ka gjëra që ndodhin në kokën tënde. Është mosha e ndërgjegjësimit. Filmi flet për këtë djalë, i cili ndërgjegjësohet për shoqërinë që e rrethon dhe dëshirën e tij për t’u arratisur”, tha regjisori Samuel Theis.
Filmi i regjisorit hungarez Gabor Fabricius është një dramë që zhvillohet në vitin 1983, pas perdes së hekurt të regjimit komunist në Budapest. Frenk është një këngëtar karizmatik i një grupi punk, që mbart zërin e një brezi kundër një regjimi totalitar. I kapur me forcë nga policia dhe i bllokuar në një spital psikiatrik, Frenk do të sakrifikoje gjithçka për të rezistuar.
Premiera e filmit u shfaq në Venecia, dy muaj më parë dhe tashmë është duke u transmetuar në të gjitha kinematë e Hungarisë
“Filmi ka të bëjë me qasjen e tij punk dhe qasjen e tij muzikore. Flet për lirinë dhe të drejtën e fjalës. Ka të bëjë me të drejtën për të menduar. Kur ky personalitet i fortë bie ndesh me një regjim totalitar, atëherë kemi një dramë të vërtetë. Pra, çështja nëse ai do të bëhet të heshtë apo jo, është simbolika e këtij filmi. Kjo dilemë është çfarë e tërheq dhe audiencën”, tha regjisori Gabor Fabricius.
Synimi i organizatorëve të këtij festivali është rikthimi i publikut në sallat e kinemave. Por, mbi të gjitha, që ata të ndihen të sigurt dhe të mbrojtur, pavarësisht COVID-19. Ata e fituan këtë bast: kryeveprat kanë mbërritur dhe të gjitha biletat thuajse janë shitur./Euronews
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten











