Kinema
Sonte fillon Festivali i Filmit në Winterthur që ka në fokus Kosovën
“Kanë kaluar 13 vjet nga shpallja e pavarësisë – republika ende e re po teston identitetet, artistët e saj guxojnë të eksperimentojnë, popullsia po punon në zbatimin e vizioneve të shumëpritura të së ardhmes. Ne duam të kapim këtë frymë optimizmi në të katër programet..."
“Vendi në fokus”: Kosova ndjek disponimin optimist të një republike ende të re që teston identitetet, futet në eksperimente dhe merr guximin të realizojë ëndrrat e kahmotshme për të ardhmen”. Ose: “Zvicra përbën një qendër të madhe dhe të rëndësishme të diasporës kosovare që nga vitet 1990. Kjo diasporë gjithashtu ka pasur një ndikim të madh në identitetin zviceran”, shkruajnë organizatorët e festivalit të Filmit të Shkurtër në Winterthur, i cili ka zgjedhur Kosovën si “Vend në Fokus” të festivalit që fillon sonte, për të 25-tën herë me radhë, raporton albinfo.ch.
Në orën 20.00 në sallën e madhe të Teatrit të qytetit, sonte bëhet hapja solemne e festivalit me një mbrëmje solemne.
Komisionet përzgjedhëse të konkurseve dhe kuratoret e fokusit të festivalit si dhe të programeve speciale prezantojnë filmat e tyre të preferuar të shkurtër për programin e hapjes dhe i japin audiencës një pasqyrë gjithëpërfshirëse për javën e ardhshme të festivalit, shrkuan albinfo.ch. Disa nga këta filma kremtojnë premierat e tyre zvicerane apo edhe botërore, pikërisht në Winterthur në prani të kineastëve.
Siç kemi shkruar tashmë, edicioni jubilar i festivalit fokusohet në prodhimin e filmave zviceranë dhe në vendin mysafir, Kosovën. Rreth 4000 filma të shkurtër kanë parakaluar në ekranet e ditëve të filmit të shkurtër në 25 vitet e fundit, mund të lexohet në programin e festivalit, të shpallur këto ditë për publikun, shkruan albinfo.ch.
Edhe këtë vit, publiku mund të presë shumë filma të shkurtër të ndryshëm dhe t’i shijojë ata në qytetin e vjetër të Winterthurit. Ditët e Filmit të Shkurtër fokusohen në kineastët zviceranë, por nuk neglizhohen me këtë rast edhe emrat e mëdhenj ndërkombëtarë.
Programet kombëtare dhe ndërkombëtare mbahen në prani të kineastëve, në Teatrin e Winterthurit dhe në Teatrin Kazino, të po këtij qyteti.
Që nga viti 1997, festivali ka tërhequr mijëra entuziastë të filmit në Winterthur çdo nëntor dhe ai është njëri ndër festivalet më të mëdhenj të filmit të shkurtër dhe dokumentar në Zvicër.
Në programin e këtij viti, organizatorët po përqëndrohen në punën e kineastëve zviceranë gjatë 60 viteve të fundit. Për programin konkurrues janë përzgjedhur 69 filma të shkurtër.
Gjatë festivalit do të shfaqen gjithashtu një ose dy premiera botërore të filmave të shkurtër zviceranë.
Si çdo vit, Festivali i Filmit të Shkurtër Winterthur përqendrohet në një vend të veçantë të botës. Këtë vit fokusi do të jetë në shtetin ballkanik të Kosovës. Filmat me metrazh të shkurtër tregojnë histori politike dhe sociale të vendit të ri.
“Festivali i Filmit të Shkurtër i Winterthurit synon të kapë frymën e optimizmit në vend. Në bashkëpunim me festivalin DokuFest të Prizrenit dhe dy kompani prodhuese kosovare, në ekran veç tjerash do të paraqitet filmi “Katër pilula gjatë natës”. Ky film ka festuar premierën e tij botërore në Festivalin e Filmit të këtij viti në Locarno.
“Kanë kaluar 13 vjet nga shpallja e pavarësisë – republika ende e re po teston identitetet, artistët e saj guxojnë të eksperimentojnë, popullsia po punon në zbatimin e vizioneve të shumëpritura të së ardhmes. Ne duam të kapim këtë frymë optimizmi në të katër programet.
Në bashkëpunim me DokuFest Prizren dhe dy kompanitë prodhuese kosovare Degjenerata dhe Katarzë Films, Kurzfilmtage ka bashkëprodhuar filmin e shkurtër “Four Pills at Night” (Zvicër / Kosovë 2021) të regjisorit Leart Rama, i cili pati premierën botërore në Locarno, në Festivalin e Filmit të këtij viti.
Ky film shfaqet në programin Colliding Worlds, i cili tregon historitë e protagonistëve të cilët i rezistojnë shtypjes që i kërcënon kur përplasen botë të ndryshme…”.
Kuratorja e programit të festivalit Senta van de Weetering, duke folur rreth përzgjedhjes së saj thotë se këtë e ka bërë me ndihmën e dy kineastëve nga Kosova, Veton Nurkollari dhe Samir Karahoda, të dy pjesë e Dokufestit. Ajo ka thënë se tematika që mbizotëron në filmin kosovar në përgjithësi dhe në filmat e zgjedhur për këtë edicion është identiteti dhe familja, shkruan albinfo.ch.
Van de Weetering shton se sidomos çështja e identitetit është shumë e pranishme, për arsye të kuptueshme për një shtet të ri si Kosova.
Në festivalin i cili mbahet nga 9 deri më 14 nëntor do të shfaqen gjithsej 20 filma nga Kosova në 4 programet me titujt: “Rebuilding identity”, “Colliding Worlds”, “Thicker than Blood”, “Anestezia”, dhe “New Voices”. Ndërsa filmat janë “Stacioni”, “Ajo”, “Kiss me, now” “Lost Exile”, “I kujt është flamuri”, “Nusja jonë”, “I have never been in Airplane”, “Sans le Kosovo”, “She Asked Me Where I Was From”, “Zgjidhe një emër”, “Pa vend”, “Shukria”, “Four Pills at Night”, “Kthimi”, “117” “Kush mytet, kapet për shkume”, “A Month”, “Në mes” dhe “Gardhi” .
Albinfo.ch do të përcjellë tek lexuesit e vet zhvillimet më të rëndësishme nga ky festival.
Të ngjashme
Të tjera nga Kinema
E-Diaspora
-
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet Emma Dakoli shkruan histori në festivalin më të madh italian për fëmijë... -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë -
Berlin
Berlin: Koncerti për nder të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje












