Lajme
Konsullata në Cyrih dhe Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër bëjnë promovimin e disa librave
Mësohet se Konsullata në Cyrih dhe Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër kanë bërë aktivitete të përbashkëta të diplomacisë kulturore, bëhet promovimi i dy veprave letrare, transmeton albinfo.ch.
Pas një pauze relativisht të gjatë dhe kufizimeve në lidhje me promovimin e aktiviteteve të diplomacisë kulturore, të dielën në ambientet e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih u mbajt një aktivitet i kësaj natyre, ku të pranishëm ishin studentë, shkrimtarë dhe përfaqësues të ndryshëm nga shoqatat kulturore në Konfederatën e Zvicrës.
Më këtë rast, u promovuan edhe veprat letrare të autoreve Kimete Kuqi Durmishi dhe Drita Sadiku Bilalli. ‘’Jam ajo që isha’’, ‘’Kthimi në jetë’’ dhe ‘’Melodi e qetë’’, ishin tri veprat të promovuara të autores Berisha, ndërsa promovimi tjetër ishte romani ‘’Vrragë plagësh në vellon e mërgimit’’, i autores Sadiku Bilalli.
Ky aktivitet u organizua nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih dhe Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër.
Të pranishmit i ka përshëndetur me fjalë rasti Udhëheqësi i Konsullatës në Cyrih, z. Sami Kastrati dhe Këshilltarja në Konsullatë, znj Shukrije Ramadani, ndërsa debati u moderua nga Kryetari i Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë në Zvicër, z. Bujar Salihu, i cili bëri edhe prezantimin e librave dhe të autoreve.
Recitimi i poezive ishte e veçanta e kësaj mbrëmjeje letrare, ndërsa të pranishmit shtruan pyetje të shumta për autoret dhe botimet e veprave të tyre.
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih gjatë muajit nëntor do të vazhdojë me aktivitete të tjera të diplomacisë kulturore.
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










