Lajme
Disa vende evropiane rikthejnë kufizimet
Greqia vendosi masa më të forta për personat e pavaksinuar, teksa vendi regjistron një rritje të infektimeve nga koronavirusi.
Personat e pavaksinuar janë të detyruar të tregojnë një test negativ për të hyrë në ambiente të mbyllura, apo kafene dhe restorante.
Aktualisht vetëm 61% e Greqisë është tërësisht e vaksinuar.
Ndërkohë, Sllovenia urdhëroi një regjim më të rreptë kujdesi për të gjitha aktivitetet, përfshirë punën në distancë ku është e mundur, por edhe rroga më të larta për infermierët, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Në vend nuk do të ketë bllokadë dhe testet e shpejta do të jenë falas ose të financuara nga buxheti i shtetit.
Edhe Islanda përforcoi masat anti-COVID, duke kufizuar grumbullimet dhe bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës. 89% e popullsisë mbi 12 vjeç rezulton tërësisht e vaksinuar, por vendi ka regjistruar 179 raste të reja në 24 orët e fundit, një rekord që nga nisja e pandemisë.
Ndërkohë në Austri vaksinimet po kryhen me shpejtësi, pasi kufizime të reja do të hyjnë në fuqi të hënën.
Vetëm certifikata e vaksinimit ose e shërimit nga COVID do të lejojë hyrjen në vende publike dhe evente me mbi 25 persona.
Në qendrën kryesore të vaksinimit, në Vjenë, realizohen nga 1 mijë deri në 1.200 vaksina në ditë.
Ndërsa në Zvicër disa mijëra njerëz mbushën rrugët në qytetin Friburg për të protestuar kundër certifikatës shëndetësore, me manifestuesit që bërtisnin fjalën “liri”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime Hotelet në Austri po përjetojnë një rritje masive të kërkesës: Në tre muajt e fundit të... -
Baume-Schneider: Gjuhët e migrantëve janë pasuri për Zvicrën -
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës
Jeta në Austri
-
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime Hotelet në Austri po përjetojnë një rritje masive të kërkesës: Në tre muajt e fundit të... -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare











