Kosova
Postës së Kosovës i plaçkiten 40 mijë euro, paratë u bartën pa sigurim
Paratë e vjedhura kishin për destinim shpërndarjen e asistencës sociale
Shoqata Sindikale e Postës së Kosovës ka alarmuar për një sërë skandalesh, Ushtruesen e Detyrës së Kryeshefës së Postës, Fakete Kadiu dhe Bordin drejtues.
Përmes një korrespondence që e ka siguruar Albanian Post, Sindikata i kërkon U.D. kryeshefes Kadiu që të merret më seriozisht me plaçkitjen e 40 mijë eurove që ka ndodhur në këtë ndërmarrje publike, e që kishin qenë të dedikuara për asistenca sociale.
Sindikata është shumë e indinjuar me mosveprimet e U.D. kryeshefes, në lidhje me parregullësitë që po ndodhin në Postën e Kosovës, thuhet në shkresë.
“Me anë të kësaj shkrese shprehim pakënaqësinë tonë lidhur me mosveprimet dhe veprimet tuaja dhe një pjese të menaxhmentit në dëm të kompanisë që ju menaxhoni. Përveç shumë vërejtjeve dhe pakënaqësive që kemi, dhe kemi shprehur edhe më herët, në këtë shkresë po i referohemi rastit të plaçkitjes së afro 40 mijë eurove të dedikuara për asistenca sociale”, transmeton Albinfo.ch.
“Jemi shumë të indinjuar me indiferencën tuaj dhe mosveprimin tuaj me rastin e humbjes së 40 mijë eurove”, thuhet në shkresën e Sindikatës.
Sindikata i kërkon U.D. kryeshefes që punëtorët e Postës të mos lejoheni të bartin shuma të mëdha, për shkak se iu rrezikohet jeta nga plaçkitjet e mundshme.
U.D. kryeshefja njoftohet se përkundër që kishte ndodhur plaçkitja, punëtorët e Postë sërish vazhdojnë t’i shpërndajnë mjetet e asistencës sociale.
“A e dini se U.D. drejtoresha e Operativës, znj.Saranda Ademi, i ka obliguar prapë edhe muajin nëntor punonjësit e njëjtë të dalin në shpërndarje të asistencës sociale”.
Këto veprime po konsiderohen të dëmshme për interesin e Postës, thuhet në shkresën e Sindikatës.
Heqja e GPRS-ve nga veturat zyrtare nga Drejtoria e Kontrollës së Brendshme, po kosndierohet si arsye që ka çuar deri te plaçkitja, sipas Sindikatës.
“Deri më tani Drejtoria e Kontrollës së Brendshme ka monitoruar veturat zyrtare përmes GPRS dhe në momentin që kjo e drejtë u është marrë padrejtësisht, pasoj rasti i plaçkitjes. Këtë detyrë që e keni bart te Drejtoria e Operativës (gjithmonë me kërkesë të znj.Saranda Ademi) a është kryer si duhet?”, pyesin Sindikata U.D. kryeshefen.
Në të gjitha rastet e menaxhimit të Postës, Sindikata e akuzon Kadiun se ka dështuar.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim Në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Londër u mbajt një mbrëmje e veçantë artistike me violinistin... -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit














