Lajme
Në Panairin ndërkombëtar në Poloni promovohen verërat e Kosovës
Po mbahet që nga dje Panairi ndërkombëtar në Poloni, ku shumë shtete të botës mund t’i promovojnë verërat, përfshirë edhe Kosovën, shkruan albinfo.ch.
Sipas një njoftimi nga Kosovo Investment and Enterprise Support Agency – KIESA. MINT ua mundëson kompanive të Kosovës t’i promovojnë verërat në panairin ndërkombëtar në Poloni.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka organizuar paraqitjen shtetërore të gjashtë kompanive kosovare të verës në Panairin ndërkombëtar të verës “Enoexpo” që po mbahet në Krakow të Polonisë nga data 03 nëntor 2021.
Kompanitë kosovare pjesëmarrëse në këtë panair: “Kosova Wine” Sh.P.K, “FlexoGraf” Sh.P.K, N.T.P. “Daka”, “Bodrumi i Vjetër” Sh.P.K, N.T.P. “Sefa”, N.P.T. “Muja”, po prezantojnë produktet e tyre, si: pije alkoolike, vera, raki dhe folie materiale për ambalazhimin e produkteve të ndryshme.
Njëherësh kompanitë vendore së bashku me përfaqësuesit e KIESA-s po zhvillojnë kontakte me kompanitë pjesëmarrëse, blerës, distributorë dhe agjent shitjesh nga anembanë bota me qëllim të krijimit të bashkëpunimit.
Shtandi i Kosovës po vizitohet nga vizitorë të shumtë të cilët po njoftohen nga afër me produktet e kompanive kosovare si dhe po degustojnë verërat kosovare.
Panairi “Enoexpo” njihet si ngjarje e rëndësishme në industrinë e verës, në të cilin marrin pjesë biznese nga vende të ndryshme të botës dhe vizitohet nga një numër i madh i vizitorëve, blerësish, distributorësh dhe agjentë shitjesh.
MINT/KIESA për kompanitë vendëse ka siguruar hapësirë ekspozuese prej 98 m2, që gjendet në: sallën Dunaj, shtandi nr. E32.
Panairi “Enoexpo” është i hapur deri më 5 nëntor 2021.
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë















