Kinema
Dy regjisore nga Kosova me filmat e tyre në festivalin e filmit në Braunschweig
Në premierën gjermane merr pjesë edhe filmi "The Hill where Lionesses Roar" ("Kodra ku vrumbullojnë luaneshat") i 20-vjeçares kosovare Luana Bajrami

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Braunschweig ka filluar më 1 nëntor dhe, deri më 7 nëntor kur përfundon, në kuadër të tij do të shfaqen 230 filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër, transmeton albinfo.ch .
Seria “New International Cinema” e këtij festivali, jep një pasqyrë të krijimit aktual të filmit në mbarë botën. Mund të shihen gjithsej 20 kontribute – duke përfshirë filma nga Islanda, Bangladeshi, Kosova, Singapori dhe Rusia.
Sigurisht, ndër filmat që bien në sy është edhe fituesi i trefishtë nga Festivali Sundance “Hive” (Zgjoi), i cili bën fjalë për gratë në Kosovë, shkruan ndr.de.
Në serinë kryesore të Festivalit të Filmit në Braunschweig për çmimin e audiencës “Der Heinrich”, hyjnë në garë dhjetë produksione të kineastëve të rinj evropianë. Ato vijnë nga Qiproja, Malta, Britania e Madhe dhe Danimarka, ndër të tjera.
Është për t`u theksuar se krahas filmit tashmë shumë të njohur “Zgjoi”, në këtë festival debuton edhe një regjisore shqiptare, shkruan albinfo.ch. Kështu, në premierën gjermane merr pjesë edhe filmi “The Hill where Lionesses Roar” (“Kodra ku vrumbullojnë luaneshat”), i 20-vjeçares kosovare Luana Bajrami.
“Ne kemi dy filma nga Kosova në program: një në konkurrim dhe një në kinemanë ndërkombëtare. Po kështu do të ketë shumë të tjerë në vitet në vijim. Kjo është shumë emocionuese dhe e rëndësishme sepse kemi të bëjmë me histori të tilla të cilat përndryshe nuk mund të shiheshin në ekrane”, thotë Karina Gauerhof, drejtuese e programi të festivalit.
Luana Bajrami është lindur në Kosovë në vitin 2001. Kur ishte shtatë vjeçe, ajo u shpërngul në Francë me prindërit e saj; familja jeton në Val-de-Marne.
Bajrami u shfaq për herë të parë para kamerës në moshën dhjetë vjeçare dhe luajti përkrah Miou-Miou në filmin televiziv “Le choix d’Adèle” nga Olivier Guignard. Kjo u pasua nga shkollimi për teatër në Conservatoire de Limeil-Brévannes dhe Baccalauréat, të cilin ajo e kaloi një vit më herët se zakonisht.
Luana Bajrami ka luajtur role në filma të ndryshëm me metrazh të shkurtër. Në L’heure de la sortie nga Sébastien Marnier, në vitin 2018 ajo është parë për herë të parë në një film.
Pas këtij filmi ajo ka luajtur një rol dytësor në filmin “Portreti i një gruaje të re në flakë”, të regjisores Celine Sciamma në vitin 2019, shkruan albinfo.ch. Për këtë film, Luana Bajrami ka marrë një nominim për César në vitin 2020 si aktorja më e mirë e re, për portretizimin e shërbëtores së shtëpisë, Sophie.
Të ngjashme
Të tjera nga Kinema
E-Diaspora
-
Qeveria e Kosovës nga një korriku subvencionon policat e sigurimit për mërgimtarët Qeveria e Kosovës ka ndarë 4 milionë euro për të mbuluar kostot e policës së sigurimit...
-
Oficeri i FSK-së, diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci
-
30 Vjet me Filarmoninë e Vjenës, Shkëlzen Doli: Një udhëtim i jashtëzakonshëm muzikor
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre
-
Bazel
Riola Morina emërohet asistente në Universitetin e Bazelit
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?