Lajme
5 milionë të vdekur nga Covid-19 në mbarë botën
Vetëm SHBA-ja ka regjistruar mbi 740 mijë jetë të humbura, më shumë se çdo shtet tjetër.
Numri i vdekjeve nga Covid-19 arriti në 5 milionë në mbarë botën, në më pak se dy vjet nga një krizë që ka shkatërruar jo vetëm vendet e varfra, por edhe ato të pasura me sisteme të kujdesit shëndetësor të klasit të parë.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian, Britania dhe Brazili, të gjitha vendet me të ardhura të mesme ose të larta përbëjnë një të tetën e popullsisë së botës, por gati gjysmën e të gjitha vdekjeve të raportuara.
Numri i të vdekurve, siç llogaritet nga Universiteti Johns Hopkins, është pothuajse i barabartë me popullsinë e Los Anxhelosit dhe San Franciskos së bashku. Ai rivalizon numrin e njerëzve të vrarë në betejat midis shteteve që nga viti 1950, sipas vlerësimeve nga Instituti i Kërkimeve të Paqes në Oslo.
Globalisht, Covid-19 është tani shkaku i tretë kryesor i vdekjeve, pas sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.
Shifra e tmerrshme është pothuajse me siguri një nënvlerësim për shkak të testimeve të kufizuara dhe njerëzve që vdesin në shtëpi pa kujdes mjekësor, veçanërisht në pjesët e varfra të botës, siç është India, transmeton monitor, përcjell Albinfo.ch.
Pikat e nxehta janë zhvendosur gjatë 22 muajve që nga fillimi i shpërthimit, duke i kthyer në të kuqe vende të ndryshme në hartën botërore.
Tani, virusi po godet Rusinë, Ukrainën dhe pjesë të tjera të Europës Lindore, veçanërisht ku keqinformimi dhe mosbesimi në qeveri kanë penguar përpjekjet për vaksinim. Në Ukrainë, vetëm 17% e popullsisë së rritur është plotësisht e vaksinuar; në Armeni, vetëm 7%.
Pasuria ka luajtur gjithashtu një rol në nxitjen globale të vaksinimit, me vendet e pasura të akuzuara për bllokimin e furnizimeve. Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët tashmë po shpërndajnë vaksinat përforcuese në një kohë kur miliona në gjithë Afrikën nuk kanë marrë asnjë dozë të vetme, megjithëse vendet e pasura po dërgojnë gjithashtu qindra miliona doza në pjesën tjetër të botës.
Afrika mbetet rajoni më pak i vaksinuar në botë, me vetëm 5% të popullsisë të vaksinuar totalisht.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











