Lajme
Koronavirusi bën kërdi në Austri, sot rreth 6 mijë raste pozitive
Në 24 orët e fundit, në Austri janë raportuar rreth 6 mijë infeksione të reja me koronavirus. Kjo është shifra më e lartë që nga nëntori i vitit 2020, njfoton albinfo.at
Vala e katërt e Covid -19 në Austri vazhdon të rritet me shpejtësi të madhe. Në 24 orët e fundit janë regjistruar saktësisht 5861 infeksione të reja.
Më shumë se 5,000 raste të reja në ditë janë shënuar herën e fundit gjatë valës së dytë, përkatësisht në nëntor të vitit 2020.
Ky është një kërcim nga mesatarja lëvizëse shtatëditore, që qëndron në rreth 4 000 raste të reja në ditë.
Incidenca shtatëditore është ngjitur në 313 raste për 100 000 banorë.
Me njësitë e kujdesit intensiv duke u mbushur gjithnjë e më shumë, ekziston një kërcënim për kufizime të ashpra për të pavaksinuarit.
Qeveria austriake nuk përjashton mundësinë e riaplikimit të karantinave lokale ose kombëtare, teksa shtretërit në terapinë intensive po mbushen me ritme të shpejta.
Sipas qeverisë, nëse numri i shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv rritet ndjeshëm, njerëzit e pavaksinuar nuk mund të lejohen më të shkojnë në bare ose në ngjarje kulturore dhe sportive.
Në kushte të caktuara ekstreme, ata mund të mos lejohen të largohen fare nga shtëpia e tyre, pa ndonjë arsye të domosdoshme, përcjell albinfo.at.
Nga 1 nëntori, qeveria austriake ka paralajmëruar rregulla të reja, ku nuk do të lejohet asnjë punëtor të shkojë në punë, në rast se nuk është i vaksinuar, i shëruar apo i testuar brenda 24 orëve.
E-Diaspora
-
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër Nëse je inxhinier, arkitekt, profesionist, student apo i angazhuar në një fushë teknike, shkencore ose profesionale,... -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani -
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar












