Lajme
„Javët e Kulturës Shqiptare në Austri“ hapen me një ekspozitë të përbashkët shqiptare – austriake
Një ekspozitë e përbashkët e artistëve shqiptarë dhe austriakë hapi edhe edicionin e tetë më radhë të „Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri”.
Komuniteti shqiptarë në Austri mbrëmë, me datën 26 tetor pati dy festa: E para festoi Ditën Kombëtare të Austrisë dhe e dyta bëri hapjen e „Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri”. Ky eveniment që filloi nga data 26 tetor dhe do të përfundon me 17 shkurt 2022, për të tetin vit radhazi organizohet nga Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri.
Në ambientet e „Volkskunstmuseum“ në Vjenë, të martën në praninë e shumë pjesëmarrësve dhe dashamirëve të artit pamor nga komunniteti shqiptarë, si dhe miq të shumtë austriakë dhe ndërkombëtarë, „Javët e Kulturës…“ u hapen me një ekspozitë të përbashkët të artistëve shqiptarë dhe austriakë të titulluar „Künstler bauen Brücken“. Në këtë ekspozitë me veprat e tyre morën pjesë: Albana Ejupi, Daniel Hofer, Caspar Emilius Graf, Haxhi Fejzullahu, Bujar Zela dhe Endrit Mema.
Hapjen e „Javëve të Kulturës…“ e bëri kryetarja e Këshillit Koordinues, Kaltrina Durmishi e cila tha: „Jemi mbledh për të festuar festën Kombëtare të Austrisë por edhe për të bërë hapjen e „Javëve të Kulturës…“. Organizimet e „Javëve të Kulturës…“ janë bërë tashme një urë lidhëze mes komunitetit shqiptarë me atë austriak por edhe atyre ndërkombëtarë që jetojnë në Austri. Vet titulli i kësaj ekspozitë dëshmon që arti është ai që krijon urat dhe forcon edhe më shumë miqësinë tonë më shtetin austriak“, u shpreh ajo.
Të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndetën edhe Tonin Beci nga Ambasada e Shqipërisë dhe Kaltrina Ademi – Oruçi nga Ambasada e Kosovës. Të dy përfaqësuesit e ambasadave shqiptare në Vjenë premtuan se do të janë të hapur për çfarëdo bashkëpunimi që është në të mirën e ruajtjes së kulturës, traditës shqiptare por edhe të miqësisë me popullin austriak dhe të komuniteteve tjera në Austri.


Në vazhdim rreth veprave të tyre folën edhe artistët Daniel Hofer, Caspar Emilius Graf dhe Haxhi Fejzullahu të cilët përveç tjerash u shprehen të mahnitur për këtë inciativë dhe interesimin e publikut rreth pikturave të tyre.
Me dy pika instrumentale përformoi me çello, Marigona Komani.

Gjatë rrjedhës së mbrëmjes, mysafirët kanë pasur rastin të shijojnë një apero të pasur me pije dhe produkte të tjera shqiptare nga dyqani online shqiptar në Vjenë “Ekena.at” si dhe kompania kosovare e kafes dhe verës në Austri, “Vilveta”, kurse organizimin e apero-s e ka bërë kompania shqiptare e eventeve të njohura në Austri “Velvet Catering GmbH”.
Incizimi i eventit është bërë nga produksioni filmik shqiptar në Vjenë, “Pro Visual”, ndërsa për fotografi është përkujdesur fotografi i mediave austriake, Franz Taucher.
Partner medial i gjitha aktiviteteve të “Javëve të Kulturës” është albinfo.at dhe albinfo.ch




Fotografitë janë të realzuara nga: Franz Taucher
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste













