Lajme
Panairi i librit ‘‘Frankfurter Buchmesse 2021”, Kosova dhe Shqipëria, me një stendë të përbashkët
Është mbyllur panairi i librit ‘‘Frankfurter Buchmesse 2021“, i cili njihet si ngjarja më e madhe në botë e industrisë së librit. Aty u prezantuan më shumë se 70 vende nga e gjithë bota, ndër to edhe Kosova dhe Shqipëria, të cilat për herë të parë u prezantuan së bashku në një stendë, transmeton albinfo.ch.

Për shkak të masave rigoroze kundër pandemisë që u aplikuan edhe në këtë panair, sivjet nuk kishte mundësi të përurohen libra sikurse ishte planifikuar.
Stendën e Kosovës gjatë katër ditëve e vizituan vizitorë të huaj dhe shumë mërgimtarë, anipse masat kundër kovidit ishin mjaft të rrepta dhe si zakonisht morën pjesë edhe stafi konsullor nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Frankfurt.

Nga titujt e ekspozuar interesim pa dyshim ka zgjuar romani “Nënë, më fol për mëgimtarët’’, nga shkrimtari i ri nga Zvicra, Shkumbin Gashi, i cili prezentoi këtë libër dhe zgjoi interesim të madh te lexuesit.
Po ashtu u mbajt edhe një orë poetike kushtuar njëvejtorit të vdekjes së shkrimtarit, publicistit dhe kritikut, Ramadan Musliu.

Para numrit të vizitorëve shqiptarë nga poetja Sëveme Fetiqi u lexua jetëshkrimi i shkrimtarit, një qasje letrare e shkruar nga profesori Anton Nikë Berisha, si dhe u lexuan poezi e fragmente nga veprimtaria e shumëllojshme e Ramadan Musliut nga znj. Gonxhe Letmi-Begisholli, zëdhënëse e LSHAKSH në Gjermani.
Me këtë rast konsulli Fidan Ibrahimi në fjalën e tij përshëndeti të pranishmit, ndërsa foli për vlerën që ka pjesëmarrja e Kosovës dhe Shqipërisë së bashku, ndërsa falënderoi shtëpinë botuese ‘’Buzuku’’ nga Prishtina, të cilë ka një dekadë që asnjëherë nuk kanë munguan në panairin më të madh në botë, që mbahet këtu në Frankfurt.
Fjala përshëndetëse iu dha edhe editorëve të shtëpisë botuese “Fan Noli” nga Tirana, Rexhep Hidës dhe Rajmonda Hida!
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













