Lajme
Shqiptari që është kthyer në kryefjalën e mediave sportive në Britani
Shqiptari ka mahnitur Britaninë me forcën e tij të pabesueshme
Të shumtë janë shqiptarët që po shquhen për shumë fusha të ndryshme në gjithë botën, por tani me një veçanti që nuk e kemi dëgjuar më parë është shqiptari, i cili jeton dhe vepron në Britani, transmeton albinfo.ch.
Ai është Flori Qerkezi, forca e këtij djaloshi është e pabesueshme, aq sa ka marrë edhe vëmendjen e mediave të huaja.
Thuhet se ai mund të ngrejë një makinë me duar, duke e zhvendosur atë nga vendi, e shumë e shumë truke të tjera force, që një atlet i zakonshëm e ka të vështirë t’i performojë.
Mediat britanike shkruajnë se shqiptari ka mahnitur të huajt me forcën e tij të pabesueshme dhe është kthyer në kryefjalën e mediave sportive atje.
“Gjithmonë e kam pasur dëshirë të bëj aktivitet fizik, por këto 5 vjet i kam kushtuar më shumë rëndësi palestrës. Kam ushtruar shumë, por dhe kam qejf ta sfidoj pak trupin deri ku mund të arrij”, është shprehur ai.
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












