Lajme
Merkel nis vizitat lamtumirëse
Kancelarja gjermane Angela Merkel u takua sot me kryeministrin izraelit Naftali Bennett për bisedime, në vizitën e fundit zyrtare në vendin hebre.
Pas takimit me Bennett, kancelarja planifikon të zhvillojë diskutime me presidentin, Isaac Herzog dhe ministrin e Jashtëm, Yair Lapid.
Merkel gjithashtu do të takohet me kabinetin izraelit.
Koalicioni qeverisës mbështetet nga tetë parti nga e djathta në të majtë të spektrit, përfshirë një parti arabe për herë të parë.
Konservatori i krahut të djathtë, Benjamin Netanyahu u rrëzua si kryeministër në qershor pasi kishte qenë në pushtet që nga viti 2009.
Bisedimet pritet të përqëndrohen në programin bërthamor të Iranit, çështjen e një shteti të pavarur palestinez dhe çështjet dypalëshe.
Udhëtimi i Merkelit në Izrael ishte planifikuar për në fund të gushtit, por u shty për shkak të zhvillimeve dramatike në Afganistan, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
67-vjeçarja do të largohet sapo të përfundojnë bisedimet e koalicionit në Gjermani dhe të formohet një qeveri e re pas zgjedhjeve të shtatorit.
Sot pasdite, kancelarja planifikon të vendosë një kurorë në memorialin e Holokaustit ”Yad Vashem” në Jeruzalem, në prani të Bennett.
Në një ceremoni tjetër, Merkelit do t’i jepet një doktoratë nderi nga Instituti i Teknologjisë i Haifa’s Technion-Israel.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











