Lajme
7-vjeçari bëhet milioneri më i ri
Mësohet se një shtatëvjeçar është milioneri më i ri në vend me të ardhura prej një milion e 16 mijë 947 denarë, ndërsa milioneri më i vjetër i ka 96 vjet, me të ardhura prej 4 milionë e 570 mijë e 535 denarë. Ndërsa në listën e pagave më të larta janë shëndetësia, barnatoret, ruajtja e bagëtisë, duhani dhe lojërat e fatit, përcjell albinfo.ch.
“Shkupjanët dominojnë në pagesë të të ardhurave më të larta nga kryerja e pavarur e një veprimtarie. Vlera më e lartë është 73,5 milionë denarë. Në 10 vende më të larta, në listë janë avokatë, noterë, përmbarues, hotelierë, instalues të energjisë elektrike dhe prodhues të ambalazhit prej letre. Një qytetar i Resnjës ka realizuar të ardhura më të larta nga shitja e produkteve bujqësore edhe atë 32,2 milionë denarë”, deklaroi Sanja Llukarevska, drejtoreshë e DAP-it.
Ndërkohë të ardhurat më të larta të fituara në bazë të punës së kryer arrijnë deri në 63,2 milionë denarë në nivel vjetor, për shërbime të përkohshme kryesisht ndaj kompanisë për prodhim të pijeve alkoolike dhe joalkoolike, shkruan rtv21.
“Një qytetar i Shkupit ka realizuar të ardhura bruto më të larta nga dhënia me qira të pronës, tokës, banesave dhe zyrave afariste – 50 milionë denarë. Një shkupjan radhitet i pari me të drejta autoriale, i cili ka realizuar 15,4 milionë denarë. (12:10-39) Fitimi më i madh i lotarisë, kazinove dhe lojërave të fatit është një qytetar nga Tetova, fitimi i të cilit është 40 milionë denarë”, deklaroi Llukarevska.
Ndryshe një shkupjane vullnetarisht ka paraqitur të ardhura bruto në vlerë prej 449, 6 milionë denarëve, të cilat janë përfshirë edhe në përllogaritjen për të ardhurat personale.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











