Autotech
Qëndroni larg Facebook-ut, ju largon stresin
Duket se qëndrimi larg Facebook-ut për të paktën një javë na bën më pak të stresuar
Në fakt, sipas një studimi të kryer nga “Happiness Institute” në Kopenhagë, mospërdorimi i rrjeteve sociale do t’ju ndihmonte të ndiheni më të lumtur, shkruan pazienti.it.
Në veçanti, rezultatet e sondazhit sugjerojnë se si eliminimi i përdorimit të medias sociale nga jeta jonë e përditshme jo vetëm që do të përfitonte disponimin, por do të zvogëlonte ndjenjat si zemërimi dhe vetmia, transmeton ATSH, përcjell albinfo.ch.
Çfarë nxori në pah sondazhi?
Gjatë sondazheve, studiuesit danezë shqyrtuan zakonet e gati 1 000 vullnetarëve. Rreth gjysmës së atyre që morën pjesë në sondazh iu kërkua të “shkëputeshin” nga Facebook për një javë, ndërsa gjysma tjetër e vullnetarëve vazhduan të përdorin median sociale.
Kaluar këtë javë të “agjërimit” nga media sociale, studiuesit u kërkuan vullnetarëve të të dy grupeve të shprehnin lumturinë dhe kënaqësinë e tyre, duke i matur ato në një shkallë nga 1 në 10.
Rezultatet e studimit treguan se ata që vazhduan të përdorin Facebook dhanë një përgjigje mesatare prej 7,67 para testit dhe 7,75 pas: praktikisht e pandryshuar.
Përkundrazi, grupi i përbërë nga ata që shmangën median sociale për një javë ishte padyshim më i lumtur se më parë, duke shkuar nga 7,56 kur ata ishin ende duke përdorur Facebook, në 8,12, java në të cilën u zhvillua kërkimi, pra një ndryshim i rëndësishëm statistikor.
Studiuesit danezë nuk e fshehën “befasinë” për një ndryshim kaq të papritur në shkallën e kënaqësisë së të anketuarve.
Për më tepër, grupimi jo Facebook raportoi rritje të jetës shoqërore “në botën reale” dhe më pak ndjenja të vetmisë. Nëse para testit 81% e këtij grupi e përcaktonin veten si “të lumtur”, pas testit përqindja u rrit në 88%.
Për më tepër, ata në Facebook kanë 55% më shumë shanse të ndihen të stresuar: mbase mund të jetë e mjaftueshme për të harruar ekzistencën e rrjeteve sociale për disa ditë dhe për t’u kthyer përsëri në një jetë “të vërtetë” shoqërore, për të zvogëluar stresin e jetës së përditshme.
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










