Lajme
Ardhja e mërgatës kontribuoi në rritjen ekonomike të Kosovës, thotë Banka Botërore
Rritja e konsumit me ardhjen e mërgatës ka kontribuar në rritjen ekonomike të Kosovës për vitin 2021, thuhet në raportin “Konkurrenca dhe rimëkëmbja pas pandemisë COVID-19”, të prezantuar nga Banka Botërore.
Sipas raportit, deri në fund të këtij viti, kjo rritje do të jetë 7.1 për qind, kundrejt një tkurrje prej 5.3 për qind që ishte vitin e kaluar.
“Aktiviteti ekonomik në vitin 2021 pritet të zgjerohet me 7.1 për qind kundrejt një rikthimi të mërgatës, masave mbështetëse fiskale dhe rritja e huadhënies. Modeli i rritjes së Kosovës është kryesisht i bazuar në konsum, me një mbështetje të konsiderueshme nga mërgata”, thuhet në këtë raport.
BB thekson se rritja ekonomike është rikthyer në territor pozitiv gjatë tremujorit të katërt 2020.
“Ekonomia gjatë vitit 2020 u tkurr me 5.3 për qind, por informaliteti i lartë ka të ngjarë të zbeh ndikimin e plotë ekonomik dhe social të pandemisë. Punësimi formal tejkaloi ndikimin e pandemisë, por pjesëmarrja e ulët e fuqisë punëtore, veçanërisht për gratë, vazhdon të jetë ndër kufizimet kryesore në vend. Rritja ekonomike u kthye në territor pozitiv gjatë tremujorit të katërt të vitit 2020”, vijon BB.
Banka thotë se gjatë vitit të ardhshëm, rritja ekonomike rajonale do të jetë në 3.4 për qind.
Në vitin 2022, rritja rajonale parashikohet të ngadalësohet në 3.4 për qind, si rezultat i stabilizimit të kërkesës së jashtme dhe asaj të brendshme si dhe ndërprerjes së stimujve të dhënë për shkak të pandemisë”, citon Banka Botërore.
Në fund, ky raporti thotë se perspektiva mbetet tejet e pasigurt në kushtet e kohëzgjatjes së pandemisë, veçanërisht në kontekstin e qasjes të pabarabartë në vaksina dhe ngurrimit të qytetarëve për t’u vaksinuar.
Ndërsa, të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovë tregojnë se deri në fund të muajit gusht 2021, mërgata ka dërguar 141.2 milionë euro më shumë se sa më 2020.
Për këtë periudhë, në vendin tonë u sollën 749.7 milionë euro, kurse një vit më herët kjo vlerë ishte 608.5 milionë euro.
Vlera më e lartë brenda këtij tetëmuajshi e dërguar në drejtim të Kosovës ishte e muajit maj me 113.3 milionë euro.
Nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit është rreth 350 mijë.
E-Diaspora
-
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” Është shqiptarja e parë që fiton këtë vlerësim prestigjioz ndërkombëtar, ndërsa Shqipëria synon të organizojë edicionin... -
Mërgimtarët dhe veteranët e futbollit bashkohen për të katërtin vit në turneun e FC Barileva -
Ermonela Jaho debuton në Festivalin Veror të Varnës me një gala operistike -
Nis seminari mbarëkombëtar për mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë -
Trump fton në Shtëpinë e Bardhë 16-vjeçarin që shpëtoi një djalë nga mbytja
Jeta në Austri
-
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” Është shqiptarja e parë që fiton këtë vlerësim prestigjioz ndërkombëtar, ndërsa Shqipëria synon të organizojë edicionin... -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova















