Lajme
Dobitë e djathit për shëndetin
Lajme të mira për ata që e adhurojnë djathin: shëndeti i zemrës suaj nuk mund të rrezikohet edhe aq shumë, por kjo s’do të thotë që ju duhet ta teproni. Këtë e demonstron një studim i ri, i bazuar tek ushqyerja në Francë, që tradicionalisht identifikohet për konsumimin e shumtë të djathit.
Rëndësia e djathit në ushqim
Tretshmëria e djathit është gati e qindpërqindtë. Organizmi përdor më lehtë proteinat nga djathi sesa ato nga qumështi. Gjatë prodhimit të djathit, pjesa më e madhe e laktozës mbetet në hirrë, ndërsa ajo që mbetet në djathë transformohet në acid laktik, prandaj djathi u rekomandohet njerëzve që kanë problem me tretjen e laktozës. Djathërat mund të përmbajnë edhe kultura probiotike, prandaj në bazë të kësaj mund të klasifikohen në ushqim funksional, sepse përdorimi i rregullt i djathit ka efekt pozitiv në gjendjen shëndetësore të organizmit të njeriut.
Llojet e djathërave
Djathërat, për nga përbërja yndyrore, ndahen në: shumë të yndyrshëm, me plot yndyrë, me yndyrë mesatare, me pak yndyrë dhe pa yndyrë. Djathërat në përbërjen e tyre kanë më së shumti yndyrë dhe proteina. Proteinat janë ato që e përcaktojnë fortësinë e djathit: sa më shumë proteina, djathi është më i fortë. Mirëpo, nëse në djathë ka shumë yndyrë, ai nuk do të jetë i fortë edhe përkundër sasisë së madhe të proteinave që ka. Në bazë të sasisë së materies së thatë (yndyra dhe proteina), në djathëra, ato ndahen në: shumë të fortë, të fortë, gjysmë të fortë dhe të butë.
Kualiteti i djathit
Gati është e pamundur që, në kushtet e sotme të prodhimtarisë industriale bashkëkohore, në treg të mos paraqiten djathëra të dëmshëm për shëndetin e njeriut. Të gjitha mangësitë janë të dukshme: djathërat e fortë bëhen të butë, çahen shpejt, djathi ndërron shije dhe aromë, prandaj djathëra të tillë nuk mund të përdoren për ushqim.
Zgjidhni djathin që duhet
Me qëllim që të mund të gjendeni në larminë e ofertave të djathërave të tregut tonë, është me rëndësi t’i dini karakteristikat kryesore të djathërave. Mos lejoni që çmimi të përcaktojë shijen tuaj, por njihuni me teknologjinë, me kualitetin dhe me përbërjen e llojeve të zgjedhura të djathit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












