Lajme
Opozita në Austri kërkon dorëheqjen e Sebastian Kurz
Partitë opozitare në Austri kërkojnë përgjegjësi nga kancelari Kurz, ky i fundit thekson se nuk jep dorëheqje
Pas kontrolleve të zyrave në selinë ÖVP-së, në kancelarinë Federale dhe në Ministrinë e Financave që u zhvilluan të mërkurën në mëngjes, partitë opozitare, SPÖ, Neos dhe FPÖ po bëjnë thirrje për një seancë plenare, ku pritet të bëhet një votim i mosbesimit.
“Hetimet e gjyqësorit kundër kancelarit Kurz, punonjësve të tij më të afërt dhe partisë së tij, ÖVP-së, janë serioze dhe unike në Republikën e Austrisë. Kancelari Kurz dyshohet për krime të rënda, diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë. Gjyqësori duhet të jetë në gjendje të hetojë në mënyrë të pavarur, ÖVP menjëherë të ndalojë sulmet ndaj gjyqësorit. Dhe kancelari natyrisht do të duhet t’i përgjigjet gjyqësorit, por ai gjithashtu duhet t’i përgjigjet Parlamentit dhe publikut”, ka thënë zëvendëskryetari i SPÖ-së, Jörg Leichtfried, shkruajnë mediat austriake, transmeton albinfo.at.
“Nëse qeveria dhe, pa dyshim edhe Presidenti Federal nuk janë në gjendje të veprojnë, Parlamenti duhet të marrë këtë rast me urgjencë. Duke pasur parasysh zhvillimet aktuale, dorëheqja e Kancelarit Federal është e pashmangshme. Nëse Sebastian Kurz nuk merr të vetmen pasojë të imagjinueshme me dëshirën e tij deri në datën e seancës speciale, ne do të ndihmojmë me një mocion mosbesimi”, ka shtuar shefi i Partisë së Lirisë së Djathtë Ekstreme (FPÖ), Herbert Kickl.
Edhe zëvendëskryetari i partisë, Neos Nikolaus Scherak, ka thënë: “Bastisjet në zyrat e kancelarit Kurz dhe partisë së tij tregojnë se ai ka uzurpuar udhëheqjen e partisë së tij me mjete të padrejta dhe kështu fitoi edhe zgjedhjet 2017. Parlamenti duhet të merret me këtë kauzë”. Kancelari duhet të marrë përgjegjësinë për Republikën dhe institucionet e saj. Nuk duhet të lejojmë që Sebastian Kurz të dëmtojë edhe me tej reputacionin e Austrisë. Ne duhet të kërkojmë që sa më shpejt të mbajmë një seancë të veçantë dhe të kërkohet mocioni i mosbesimit”, ka pohuar ai.
Në lidhje me bastisjet e ditës së sotme ka deklaruar edhe Presidenti i Austrisë, Alexander Va nder Bellen.
“Sot ne ishim dëshmitarë të një incidenti jashtëzakonisht të rëndë”, tha Van der Bellen për APA. “Sidomos me procese të tilla është e rëndësishme të reflektojmë mbi themelet e sundimit të ligjit. Tani është detyrë e prokurorit publik të hetojë dyshimet, pavarësisht reputacionit të personit”, ka shtuar Van der Bellen, përcjell albinfo.at.
Kurz: Nuk jap dorëheqje
Në anën tjetër, kancelari Sebastian Kurz ka hedhur poshtë akuzat e bëra kundër tij nga zyra e prokurorit të biznesit dhe korrupsionit.
Siç kanë raportuar “Kleine Zeitung” dhe “Zeit im Bild” i ORF, Kurz thotë se akuzat për ryshfet dhe korrupsion ndaj tij dhe personave të tjerë janë të konstruktuara.
“Tani, pas një kohe të shkurtër, përsëri ka akuza të reja, përsëri ato janë pohime të ndërtuara, dhe përsëri sipas të njëjtit sistem: Pjesë e SMS-ve copëtohen, vendosen në kontekstin e gabuar dhe rreth tyre ndërtohen akuza penale”, tha Kurz. Ai kujtoi pretendimet e mëparshme për dëshmi të rreme për rastin “Ibiza” para Komitetit hetimor dhe pretendimet kundër Ministrit të Financave Gernot Blümel (ÖVP), të cilat gjithashtu kishin rezultuar të rreme. I pyetur se a do të japë dorëheqje, Kurz tha: “Natyrisht që nuk jap dorëheqje. Edhe zevëndëskancelari nga Partia e Gjelbër, Werner Kogler, ishte në dijeni për këtë rast dhe ne do të vazhdojmë të jemi në koalicion”, ka deklaruar Kurz për një emision televiziv në ORF.
E-Diaspora
-
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër Nëse je inxhinier, arkitekt, profesionist, student apo i angazhuar në një fushë teknike, shkencore ose profesionale,... -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani -
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar













