Lajme
5 arsye pse duhet të konsumoni grurë të zier
Konsumimi i grurit të zier në bazë të rregullt mund të ndikojë pozitivisht në ndalimin e shfaqjes të disa sëmundjeve, si kapsllëku, hemorroidet dhe kancerin në zorrë të trashë.
Është i pasur me vitamina të kompleksit B, që janë të domosdoshme për organizmin e njeriut, forcën dhe imunitetin. Parandalon kancerin: gruri i zier përmban fitonutritiente që kanë efekt kundër kancerit, e hulumtimet shkencore e dëshmojnë se kjo vlen sidomos kundër kancerit të gjirit. Një studim tregon se konsumimi i një sasisë së vogël të sythave të grurit integral zvogëlon bakteret në jashtëqitje, për të cilat mendohet se nxitin kancerin në zorrë të trashë, transmeton gazeta Kosova Sot.
Rregullon peshën trupore: Përdorimi i grurit integral të zier mundet të ndihmojë në rregullimin dhe ruajtjen e peshës aktuale, sepse parandalon lajmërimin e sindromës metabolike të grumbullimit të yndyrave në hapësirën e stomakut.
Shëron inflamacionet kronike: Gruri i zier është i pasur me betainë, përbërës të dobishëm që luan rol të rëndësishëm në zbutjen e proceseve të inflamacioneve.
Laksativ natyral: Gruri integral, sidomos sythat, ndikojnë si laksativ natyral, falë faktit se janë të pasura me fibra të shumta, fosfor dhe vitamina B.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë










