X

Na ndiqni:

 Kosova

Ministri Murati publikon borxhet e 10 komunave

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka publikuar borxhet e 10 komunave që kanë më së shumti obligime.

Sipas Muratit, këto borxhe janë deri në fund të muajit gusht, ku sipas listës prin Komuna e Gjilanit me 10.45 milionë euro, ndjekur nga Ferizajt me 4.39 milionë euro dhe Mitrovica me 2.42 milionë euro.

“Nisur nga interesimi i shtuar i medieve dhe publikut për borxhet e komunave, në vijim gjeni grafikonin që paraqet 10 komunat që kanë më së shumti obligime të papaguara (sipas prerjes në fund të muajit gusht)”, thuhet në njoftimin e Muratit.

Nga kjo renditje, më së paku obligime të papaguara ka Komuna e Skenderajt, me 157 mijë euro.

 


Reklamë
Reklamë
X

Abonohu në revistën tonë