Lajme
Zjarr i madh në Romë, digjet ura e hekurt
Zona e urës industriale është qendra e jetës së natës në Romë
Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmë dhe pjesërisht ka shkatërruar Ponte Di Ferro, anijen e hekurt industriale që lidh dy rajonet e Romës, Ostinezen me Trasteveren.
Zjarri shpërtheu mbrëmë pak pas mesnatës, kurse zjarrfikësit italianë kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin rreth orës 2, raporton agjencia Ansa. Zona e urës industriale është qendra e jetës së natës në Romë.
Sipas informacioneve të para, nuk ka viktima, e sipas disa dëshmitarëve – zjarri shpërtheu në barakat e të pastrehëve që gjenden nën urë, ku më pas u zgjerua zjarri dhe përfshiu restorantet dhe baret që janë afër. Madje nuk është hedhur poshtë mundësia që një defekt elektrik të kenë qenë shkak i shpërthimit të zjarrit.
Zjarri shkatërroi edhe infrastrukturën e gazit, duke bërë që autoritetet ta ndërprenë furnizimin përkohësisht për arsye sigurie. Kryetarja e Romës, Virginia Raggi, ka vizituar vendin ku ka shpërthyer zjarri – nga ku bëri të ditur se është e rëndësishme që nuk ka viktima në njerëz, por se sipas saj, është e trishtueshme të shohësh shkatërrimin e një pjesë të historisë.
Në zjarr është shkatërruar një pjesë e urës mbi lumin Tevere, e ekspertët duhet të përcaktojnë nëse pjesa e shembur mund të riparohet apo duhet ndërtuar ura e re. Kujtojmë që kjo urë ishte ndërtuar në vitin 1863.
https://mobile.twitter.com/marklowen/status/1444559731343958016?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1444559731343958016%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fzjarr-madh-ne-rome-digjet-ura-e-hekurt-qe-ishte-qendra-e-jetes-se-nates-ne-qytet%2F
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Frankfurt, diskutime për përfshirje në zhvillimin e Kosovës Konsullata e Kosovës thekson rëndësinë e rrjetëzimit dhe angazhimit të të rinjve në diasporë... -
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














