Kosova
Policia e Kosovës, gati të jetë pjesë e INTERPOL-it
Policia e Kosovës me kapacitetet ekzistuese është e gatshme të jetë pjesë e organizatës më të madhe të sigurisë në botë, INTERPOL.
Madje, pjesëtarët e Policisë kanë qenë të gatshëm të ndihmojnë kolegët e tyre nga shtet e tjera në luftimin e krimit ndërkombëtar qysh moti, thotë, ish-drejtori Rashit Qalaj.
Deputeti i PDK-së thotë se Policia e Kosovës mund të kontribuonte dhe ta ndihmonte këtë mekanizëm në hetimin e shumë rasteve.
“Policia e Kosovës është qysh moti e gatshme e përgatitur të jetë pjesë e INTERPOL-it, dhe të mos harrojmë që nuk është çështja vetëm se do të ketë benifite Kosova nga anëtarësimi në këtë organizatë, mirëpo ka benifite reciproke, meqenëse Policia e Kosovës do të kontribuonte shumë që edhe INTERPOL-i të marrë informacione nga Policia e Kosovës”, u shpreh Qalaj.
Qalaj pohon se vendim për anëtarësim Qeveria duhet ta marrë në konsultim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.
“Ju e dini që një pjesë ka qenë në pako të marrëveshjes së Uashingtonit që për një vit Kosova të mos tentojë të anëtarësohet në asnjë organizatë ndërkombëtare, e kjo ka kaluar dhe tash vendimi është te Qeveria dhe unë mendoj që Kosova duhet të bëjë përpjekje vazhdimisht që të bëhet pjesë e institucioneve ndërkombëtare, e sidomos kur të kemi të bëjmë me ato të sigurisë. Mirëpo, prapë është një vendim që duhet ta marrë Qeveria e Kosovës, në konsultim të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë”,
Përderisa profesori i çështjeve të sigurisë e sheh si dështim të diplomacisë mosanëtarësimi në këtë organizatë.
Ai thotë se duhet të bëhet më shumë punë në këtë drejtim, që të sigurohen votat e mjaftueshme të shteteve anëtare.
“Mospranimi i Kosovës në INTERPOL në dy rastet e fundit tregojë se strategjia për t’u anëtarësuar në këtë organizatë është më shumë punë e diplomacisë e politikës, sesa e Policisë, që i bie se Kosova ka dështuar në aspektin diplomatik në dy tentimet e para, prandaj ka qenë një vlerësim real që nuk janë parakushtet e mjaftueshme për t’u anëtarësuar, sepse paraprakisht është ditur epilogu i këtij tentimi për anëtarësim, që i bie nuk është bërë mjaftueshëm në aspektin e lobimit politik dhe diplomatik”.
“…nuk është lehtë sepse bëhet fjalë për një numër të konsiderueshëm të votave për t’u anëtarësuar në këtë organizatë, dhe sigurisht në një raund tjetër duhet të bëjnë përpjekje maksimale diplomatike për t’i siguruar numrat në mënyrë që të arrihet ajo kuotë e votave të shteteve anëtare për të mundësuar anëtarësimin e një shteti të ri në këtë organizatë, siç është Kosova”, thotë Çollaku.
Duke folur për mundësinë që herën tjetër Kosova të jetë pjesë e kësaj organizate, Çollaku thotë se interesi për t’u anëtarësuar në këtë organizatë është reciprok, teksa shton se luftimi i krimit të organizuar nuk mund të bëhet pa ndihmën e organizatës ndërkombëtare të sigurisë.
“Interes i përgjithshëm i Kosovës është anëtarësimi në INTERPOL. Policia në kuptimin e ngushtë të fjalës nuk përfiton por shteti i Kosovës, sepse do të jetë anëtar i barabartë i një organizate shumë të rëndësishme në bashkërenditjen e aktiviteteve dhe dakordimeve konform normave juridike ndërkombëtare, mbi parandalimin dhe luftimin e kriminalitetin ndërkombëtar”.
“…të gjithë e dimë se nuk mund të luftohet sidomos krimi i organizuar i karakterit dhe formatit transnacional pa bashkëpunim me organizata ndërkombëtare të fushës së luftimit të krimit, në këtë rast siç është INTERPOL-i, një organizatë kredibile”, tha Çollaku.
Vitin e kaluar Kosova kishte nënshkruar moratoriumin njëvjeçar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington që t’i ndalte përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare./EO
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











