Autotech
Renditja e veturave elektrike, cilat ju dërgojnë më larg me një mbushje
Vetura elektrike po mbushin rrugët e botës duke bërë që kompanitë prodhuese të rrisin konkurrencën për kërkesat e tregut
Derisa të optimizohet rrjeti i pikave të rimbushjes në të gjitha territoret dhe në të gjitha rrugët, mbushëset elektrike do të vazhdojë të përfshijë problemin e autonomisë, një element që mbetet një nga më të rëndësishmit për këtë sektor.
Revista franceze “AutoPlus” është përpjekur të hartojë një renditje të modeleve me bateri bazuar në autonominë e tyre në autostradë.
Motorët e automjeteve elektrike punojnë më shpejt në autostradë dhe shkarkojnë energjinë e ruajtur në bateri shumë më shpejt.
E kundërta e asaj, ndodh në përdorimin urban ku motori nuk përdoret vazhdimisht me fuqi të plotë dhe bateria gjithashtu mund të përfitojë nga sistemi i rikuperimit të energjisë së frenimit, një fenomen i përsëritur në zonat urbane për të rimarrë kilometra autonomi, shkruan ATSH, përcjell albinfo.ch.
“AutoPlus” shqyrtoi se “autonomia është proporcionale me çmimin e blerjes”.
Kjo është e vërtetë me ”Tesla”-n, e cila e rendit modelin “S Long Range” në krye të 20 makinave elektrike që shkon më larg, afërsisht 427 kilometra me një mbushës të vetëm të baterisë.
Modeli “476 HP Porsche Taycan” si dhe “Audi e-Tron GT” janë gjithashtu të mira, duke siguruar një distancë prej 407 dhe 388 kilometra respektivisht në autostradë.
Menjëherë poshtë këtyre tre makinave elektrike të shkëlqyera janë vendosur në vendin e katërt, të pestë dhe të gjashtë, më e arritshmja 440 kuaj fuqi (379 kilometra) “Tesla” “Model 3” me 379 kilometra, “Skoda Enyaq iV” dhe “Ford Mustang Mach-E Extended Gange” me 374 kilometra autonomi.
Cilësi të mira për konsumatorët paraqesin edhe modelet “Volkswagen ID.4 Pro Performance” me 204 HP me 368 kilometra, ”Hyundai Kona electric” me 355 kilometra, ”Kia e-Soul” me 204 HP 340 kilometra, ”Kia e-Niro” me 338 kilometra.
Në renditjen e 20 makinave elektrike që ju çojnë më larg në autostradë renditet edhe “BMW 286” me 284, ”BMW iX3” me 278, “Volkswagen ID.3” me 276, “Nissan Leaf e +” me 268, “Airways U5” me 250, “Renault Zoe R135” dhe “Opel Corsa” me 223 kilometra autonomi.
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












