Maqedonia
647 viktima gjatë muajit shtator në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut, numri i vdekjeve si pasojë e komplikimeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe shqetësues. Sipas të dhënave zyrtare të MSH-së, nga 01 deri më 29 Shtator janë shënuar 647 viktima. Numri më i lartë ditor u shënua më 18 Shtator, me 41 viktima.
Nga 22 Shtatori autoritetet e shëndetësisë njoftojnë edhe për raste të vdekjeve me diagnozë të COVID-19 që vijnë përmes sistemit “Termini Im”. Numri i tyre arrin në 46 viktima, me datë të ndryshme të vdekjeve. Nga MSH-ja kanë thënë se përqindje e lartë e viktimave janë të pavaksinuar.
Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, në analizat javore njoftojnë se për 36% janë ulur infektimet e reja me COVID-19.
Sipas Institutit për Shëndet Publik, nga mbi 13 mijë rastet e pacientëve të hospitalizuar, 47.14% prej tyre kanë përfunduar me vdekje kurse 52.86% janë shëruar. Për momentin të shtruar në spitale janë mbi 770 pacientë.
Ditëve të fundit ka rënë interesimi për vaksinim. Nga MSH-ja njoftojnë se brenda një dite, dje janë aplikuar 3.014 vaksina.
Deri më 29 Shtator të rivaksinuar janë 726.625, kurse dozën e tretë e kanë marrë 181 qytetarë.
Me shifrat e fundit, sipas MSH-së, 52% e qytetarëve mbi 40 vjeç kanë marrë dy doza të vaksinave, kurse 32% e grupmoshës 18-39 kanë marrë të paktën një dozë të vaksinave.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














