Tematike
Jashtëzakonisht shumë gra shtatzëna në repartet zvicerane të kovidit
Gratë shtatzëna, Covid -pozitive aktualisht po trajtohen më shpesh në spitalet zvicerane - përfshirë këtu edhe në njësitë e kujdesit intensiv
Krahasuar me valët e mëparshme, në spitalet zvicerane po trajtohen një numër dukshëm më i madh i grave shtatzëna, Covid-pozitive, shkruan 20minuten.ch. Kjo mund të ketë pasoja të rënda për nënën dhe fëmijën.
Aline * u lind në një spital të Bernës në shtator. Krijesa e vogël lindi e shëndetshme – ndërsa nëna e saj ishte e sëmurë rëndë. Në muajin e nëntë, kjo nënë e re ishte sëmurë me Covid dhe që atëherë ka vuajtur nga gulçimi, zënia e frymës.
Megjithatë, ajo donte ta sillte në jetë fëmijën e saj, në mënyrë natyrale.
“Unë kisha vënë një maskë oksigjeni, por me çdo tkurrje më dilte fryma dhe më kapte paniku” thotë gruaja nga Berna.
U desh shumë vullnet për ta sjellë më në fund fëmijën në jetë, pa prerje cezariane, transmeton albinfo.ch “Lindja ishte një përvojë tmerri, kështu që unë isha më e lumtura kur arrita ta mbaja fëmijën në krahë”.
Gratë shtatzëna, Covid -pozitive aktualisht po trajtohen më shpesh në spitalet zvicerane – përfshirë këtu edhe në njësitë e kujdesit intensiv.
“Në valën e katërt, aktuale, ne në njësinë e kujdesit intensiv kemi vazhdimisht gra shtatzëna ose paciente menjëherë pas lindjes për shkak të një infeksioni Covid ,” thotë Petra Ming, zëdhënëse e Spitalit Universitar të Bernës “Inselspital”.
Një deri në tri gra shtatzëna tani ndodhen tani në repart: “Ky numër është i qëndrueshëm sepse këto paciente zakonisht duhet të qëndrojnë aty për disa javë”.
Shtatzënë dhe e lidhur në aparatin zemër-mushkëri
Një rritje e rasteve të tilla vërehet edhe në Spitalin Universitar të Cyrihut, USZ: “Në valën e katërt, ne po përjetojmë një tendencë në rritje të rasteve më të rënda me gratë shtatzëna Covid-pozitive. Deri më tani ne, në njësinë e kujdesit intensiv, jemi kujdesur për 15 deri në 20 gra shtatzëna”, thotë Romana Brun, kryemjekenë klinikën obstetrike USZ.
Një grua shtatzënë jemi detyruar ta lidhnim me aparatin zemër-mushkëri në njësinë e kujdesit intensiv, diçka që ekipi nuk e kishte parë kurrë më parë, përcjell albinfo.ch. Një masë e tillë mund të ketë pasoja serioze për nënën dhe fëmijën: Mund të jetë e nevojshme që lindja të bëhet para datës së caktuar, në mënyrë që të përmirësohet situata e ventilimit. Brun thotë: “Gruaja shtatzënë nuk mund të vendoset në pozicionin shtrirë në bark”.
Sipas Daniel Surbek, kryemjek dhe profesor i gjinekologjisë dhe obstetrikës në klinikën e grave Inselspital, masa të tilla kërkohen vetëm në rast të sëmundjeve të rënda, transmeton albinfo.ch.
Infeksioni edhe në këtp raste mund të jetë i padëmshëm: “Krahasuar me gratë shtatzëna të shëndetshme, megjithatë, në këto raste lindjet e parakohshme janë tri herë më të mundshme”. Nëse fëmijët kanë lindur pas javës së 35 -të, rreth pesë javë para terminit të lindjes që u është caktuar, ata do të duhet të trajtohen në “inkubator” për disa javë. Për shembull, lindja në kushtete tilla në javën e 25 -të, shpesh ka pasoja serioze dhe rreziku i vdekjes është i lartë.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












