Lajme
Ky shtet i Evropës hoqi të gjitha masat kundër Covid-19
Mësohet se Drejtoria suedeze e Shëndetit Publik ka njoftuar se pandemia e COVID-19 është vënë nën kontroll dhe se të gjitha masat e vendosura për të luftuar përhapjen e koronavirusit janë hequr. Në njoftim thuhet se masat kufizuese janë lehtësuar që nga fillimi i qershorit, ndërsa nga sot ato hiqen të gjitha. Në Suedi, 83,6 për qind e popullatës së rritur ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse 76,5 për dozën e dytë.
Suedia nga sot nis administrimin e dozës së tretë. Autoritetet shëndetësore theksuan se mbajtja e maskës dhe testi i PCR do të vazhdojnë të jenë të detyrueshëm për pasagjerët në avionë, sepse është një normë ndërkombëtare e vendosur në mes të pandemisë. Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se që nga e premtja, 1 tetor, do të hiqet ndalimi i udhëtimit për të gjitha vendet.
Sipas të dhënave zyrtare, 1 149 407 raste me COVID-19 janë konfirmuar në Suedi që nga fillimi i pandemisë, ndërsa 14 851 persona kanë humbur jetën si rezultat i këtij virusi. /atsh
E-Diaspora
-
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës Xherdan Shaqiri vazhdon të marrë vlerësime për paraqitjet e tij me FC Basel. Futbollisti shqiptar me... -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Baume-Schneider: Gjuhët e migrantëve janë pasuri për Zvicrën -
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave
Jeta në Austri
-
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime Hotelet në Austri po përjetojnë një rritje masive të kërkesës: Në tre muajt e fundit të... -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare














