Lajme
Pamje nga shpërthimi në Suedi, të paktën 25 të plagosur
Njerëz që hidhen nga ballkonet e dritaret
Një shpërthim i madh ka tronditur qytetin e Goteborgun të Suedisë, ku një ndërtesë është përfshirë nga zjarri. Njëzet e pesë persona u dërguan në spital pas një shpërthimi në një ndërtesë, herët në mëngjes në Gothenburg, Suedi, njoftoi radio stacioni publik SR. Mediet lokale raportojnë se 3 nga të plagosurit janë në gjendje kritike, përcjell albinfo.ch.
Policia tha se ka nisur një hetim, edhe pse nuk ka asnjë të dyshuar deri tani.
Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Apartamentet dhe shkallët janë dëmtuar. Është e paqartë për momentin se çfarë e shkaktoi shpërthimin”, thanë shërbimet e urgjencës në Gothenburg.
Shpërthimi ndodhi pak para orës 5:00 të mëngjesit, në Annedal, në Gothenburg qendror. Zjarrfikësit janë edhe në tentativë të shuarjes së zjarrit, i cili akoma nuk është nën kontroll, por ndërtesa ku përfshinte shumë banesa është liruar, pasi njerëzit që ndodheshin në shtëpi janë hedhur jashtë nga dritaret dhe ballkonet.
Shërbimi i shpëtimit dhe policia ende nuk e dinë se çfarë shpërtheu, por nuk përjashtohet mundësia e një rrjedhje gazi.
E-Diaspora
-
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës Xherdan Shaqiri vazhdon të marrë vlerësime për paraqitjet e tij me FC Basel. Futbollisti shqiptar me... -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Baume-Schneider: Gjuhët e migrantëve janë pasuri për Zvicrën -
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave
Jeta në Austri
-
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime Hotelet në Austri po përjetojnë një rritje masive të kërkesës: Në tre muajt e fundit të... -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare












