Tematike
Dështon “kryengritja” e partive kundër Qeverisë, për testet falas
Partitë: SVP, PS dhe të Gjelbrit kishin kërkuar që, në një procedurë urgjente, të detyrojnë qeverinë për të mbajtur edhe më tutje testet falas të koronës
Politikanët nga SVP, PS dhe të Gjelbërit kanë deklaruar javën e kaluar se duan të detyrojnë qeverinë që të vazhdojë të mbajë testet falas.
Për këtë arsye, në javën që ka filluar, kishin planifikuar që të kalojë, në procedurë urgjente, nëpër të dy dhomat e parlamentit një nismë parlamentare e komisionit të shëndetësisë. Kjo ishte konfirmuar nga të tri palët, shkruan “SonntagsZeitung”.
Komisioni i Këshillit Kombëtar e ka marrë në dorëzim këtë çështje sot (e hënë).
Por tani, kjo aleancë ka dështuar në votim. Kryetari i Grupit Parlamentar të SVP-së, Aeschi ka aplikuar të hënën që mocioni i tij të trajtohej menjëherë, shkruan Tages Anzeiger. Por kërkesa ka dështuar qartë, me 67 kundër 103 votave., transmeton albinfo.ch. Për shkak se Këshilli Federal nuk ka qenë ende në gjendje të marrë një pozicion mbi mocionin, mocioni gjithashtu do të paraqiste shkelje të ligjit parlamentar, ka njoftuar kolegët e tij para votimit, kryetari i Dhomës Nacionale të Parlamentit, Andreas Aebi (SVP).
SVP, PS dhe të Gjelbrit kishin sinjalizuar se në këtë rast ata do të punojnë së bashku. “Ne duam që testet e koronës të mbeten falas, por vetëm për aq kohë sa kërkesa për certifikatë mbetet e zgjeruar” thotë deputetja e PS Flavia Wasserfallen.
SVP është në thelb kundër zgjerimit të detyrimit për certifikatë në restorante dhe qendra të fitnesit. “Nëse kërkohet certifikata në këto vende, testet patjetër duhet të mbeten falas”, kishte thënë kreu i grupit parlamentar, Thomas Aeschi, përcjell albinfo.ch. Përndryshe të gjithë ata që nuk duan të vaksinohen, do të dëmtohen.
Vetëm Partia Liberale (FDP) është në mënyrë të qartë për bërjen me pagesë të testeve të koronës.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














