Lajme
5 ushqimet më të mira për mëngjes
Studimet tregojnë se cilat janë ushqimet më efikase për të gjithë ju që keni në plan të dobësoheni, por doni të jeni të shëndetshëm. Cilat janë ushqimet më të shëndetshme për vaktin e mëngjesit? Mes disa alternativave, kemi zgjedhur 5 të tilla.
Cilat jane ushqimet me te shendetshme per vaktin e mengjesit?
Mjedra
Një filxhan mjedrash na jep 8 gramë fibra (dy herë më shumë sesa ka në një filxhan luleshtrydhesh). Çfarë është e mira e kaq shumë fibrave? Kerkimet e fundit e publikuara ne “Journal of Nutrition” sugjeron te hame me shume mjedra per te parandaluar rritjen ne peshe ose edhe per te rene ne peshe. Gjate zhvillimit te studimit dyvjeçar, shkencetaret kane zbuluar qe rritja e sasise se fibrave me 8 gram per çdo 1000 kalori rezulton ne rreth 2 kg e gjysme renie ne peshe.
Qull tërshëre
Tërshëra ju ndihmon të humbisni peshë në dy mënyra. E para, ajo permban fibra dhe ju ben te ndiheni te ngopur me gjate. E dyta, ne nje studim ne “Journal of Nutrition” thuhet qe konsumimi i nje mengjesi me karbohidrate me “çlirim te ngadalte” siç jane tershera dhe krundet, 3 ore para ushtrimeve fizike mund te ndihmojne ne djegien e yndyrnave. Si? Duke ngrene nga keto karbohidrate sheqeri ne gjak nuk rritet aq sa po te perdorim karbohidrate te perpunuara (si per shembull buke te bardhe). Si pasoje, nivelet e insulines nuk ngrihen shume. Duke qene qe insulina luan nje rol ne sinjalizimin e trupit per te depozituar yndyrnat, nje nivel i ulet i sheqerit ne gjak ben qe t’i djegesh me lehte ato.
Kos
Një studim i publikuar në “New England Journal of Medicine” i nxjerre nga universiteti i Harvardit bente te ditur cilat ushqime kane te bejne me ndryshimet ne peshe, duke renditur 5 top ushqimet qe nxisin rrezimin e kilogrameve te tepert. Kosi eshte nje nga ato! Nje tjeter arsye per te ngrene kos: proteinat qe ai permban mund t’ju japin nje ndihme shtese nese kerkon te dobesohesh. Kufizo kalorite dhe sheqernat e panevojshme duke zgjedhur kos te thjeshte me pak yndyre. Nese ke nevoje per nje mengjes me te embel shto ca fruta te fresketa, per shembull mjedra dhe ke bere dy zgjedhje te zgjuara menjehere.
Gjalpë kikiriku
Frutat e thata janë gjithashtu një nga 5 ushqimet qe kerkuesit e Harvardit thone qe ndihmojne humbjen e peshes. Mund te shtoni nje ose dy luge gjalpe kikiriku ne tostin me buke te zeze (nje karbohidrat me djegie te ngadalte), por gjithashtu mund te shtoni fruta te thata ne bollgur (nje tjeter karbohidrat me ritem breshke djegieje).
Vezë
Vezët na japin proteina, të cilat janë shumë të nevojshme për atë që mban dietë. Krahasuar me karbohidratet dhe yndyren, proteinat ju mbajne te ngopur me gjate. Plus qe ne nje studim ata qe hanin veze ne mengjes ndjeheshin te ngopur me gjate dhe humben dy here me shume peshe sesa ata qe merrnin te njejten sasi kalorish nga nje bagel (lloj panineje e mbushur) për mëngjes.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve











