Lajme
10 qytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në Europë
Pas më shumë se një viti të mbyllur e duke mbajtur maska anti-COVID, po bëhet më se e zakonshme që çmojmë më shumë daljet në ajër të pastër. Por, për ata që jetojnë në qytete të mëdha, kjo mund të kthehet në një luks të paarritshëm– veçanërisht kur valët e të nxehtit kontribuojnë dhe më tepër në ndotjen e ajrit.
Cilat janë vende që gëzojnë ajrin më të pastër në Europë?
Kompania britanike ‘HouseFresh’ ka analizuar raportin “Cilësia e Ajrit në Botë 2020”, përpiluar nga ekspertët zviceranë të ajrit, IQAir, dhe renditi qytetet në bazë të përqendrimit të grimcave të imëta.
- Sakiai, Lituani (5.0 μg/m3)
Qyteti i vogël pranë Kaliningradit ndodhet në një prej rajoneve më të pastra të Lituanisë dhe është shtëpiza e shtatë rezervave natyrore.
- Corte, Franc (4.6 μg/m3)
Ngritur në një prej maleve të Korsikës, Corte ishte dikur kryeqyteti i këtij ishulli, gjatë një periudhe pavarësie të shkurtër në shek. 18.
- Neuchatel, Zvicër (4.5 μg/m3)
Qyteti mesjetar që shtrihet përgjatë liqenit, e me të cilin ndan edhe të njëjtin emër, është një prej pikënisjeve më të mira për të eksploruar malet Jura.
- Almeria, Spanjë (4.4 μg/m3)
Qyteti andaluzian, i njohur për ditët me më shumë diell në Spanjë, rrethohet nga një sërë plazhesh mbresëlënëse. Këtu, ajri është i pastër, por rrallëherë i freskët gjatë orëve të ditës.
- Umea, Suedi (4.3 μg/m3)
Qyteti më i madh i Suedisë së veriut renditet edhe si ndër më të pastrit nga EEA. Një qytet studentësh me një jetë të gjallë kulturore vetëm 400 kilometra larg rrethit Arktik, ku vizitorë të shumtë shkojnë për të parë Aurorën Polare
- Crieff, Skoci dhe Enniskillen, Irlandë e Veriut (4.3 μg/m3)
Për të marrë një dozë ajri të pastër në Mbretërinë e Bashkuar duhet shkuar në Crieff, një qytet tipik skocez në Perthshire.
- Fundao, Portugali (4.2 μg/m3)
Qyteti rural ndodhet midis dy parqeve kombëtare – Serra da Estrela dhe Serra da Malcata – dhe ka disa kështjella të shek. 17 dhe pemishte me qershi.
- Vielsalm, Belgjikë (4.2 μg/m3)
Vielsalm ndodhet në zemër të Ardennes dhe është një vend ende sekret për ata që preferojnë natyrën e që kërkojnë të eksplorojnë vende të qeta në pyll.
- Bodo, Norvegji (3.4 μg/m3)
Qyteti norvegjez, midis maleve dhe detit, është një tjetër vend i mrekullueshëm për të ngjitur malet apo për të parë Dritat e Veriut.
- Muonio, Finland (2.8 μg/m3)
Për të thithur ajrin më të pastër në Europë duhet të shkoni në Lapland. Muonio rrethohet nga parku i çmuar kombëtar i Finlandës “Pallas-Yllästunturi”./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles Fillon angazhimi akademik i Marigonës në kuadër të programit Fulbright... -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit -
Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA në fushën e Inxhinierisë Ushtarake -
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










