Literaturë
Shyhrete Kurti-Musa vjen me librin e saj të parë “Poezia është grua”
Vëllimi ka 78 poezi në shqip dhe frëngjisht, të përkthyera nga Erih Ahmetaj. Autorja ka promovuar librin sonte, në Sion, në prani të miqve dhe artdashëve shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër
Të hënën, në Sion, është përuruar libri me poezi “Poezi është grua”, e autorës Shyhrete Kurti-Musa. Gjatë përurimit, autorja ka thënë se këtë libër, ia ka kushtuar jetës, miqve dhe anës saj personale, ndjesive të saj shpirtërore, do të thotë përmes poezive ajo ka sjell përjetimet jetësore dhe të miqve të saj.
Vëllim me poezi nga poetja kosovare, Shuki, (Shyhrete Kurti-Musa) që aktualisht jeton në Zvicër ka 78 poezi në shqip dhe frëngjisht, të përkthyera nga Erih Ahmetaj. . Ky është libri i saj i parë.
“Ndonjëherë e kemi të vështirë të themi me saktësi se çka në të vërtetë e bën të bukur e të fuqishëm një tekst lirik. Mes figuracionit, thellësisë meditative, koloritetit, harmonisë kompozicionale, muzikalitetit apo edhe ndonjë veçorie tjetër letrare. Leximi i librave poetikë si ky që ka në dorë lexuesi, pos që të dhurojnë emocione të veçanta, edhe më shumë të përforcojnë bindjen e hershme se poezia nuk është rastësisht edhe e magjishme, edhe mbretërore.
Ndonëse është libri i saj i parë, autorja befason këndshëm posaçërisht me estetikën ligjërimore, peizazhin, por edhe me frymën e saj. Raporti lirik për të ndërtuar shtëpinë prej shpirti, që në dukje të parë ka fatin gati si të letrave të shkruara e të padërguara, na shfaqet më triumfal, sepse poezia është edhe aromë gruaje që ndez, edhe një diell tjetër…”, ka thënë Bujar Salihu, poet.
“Poezia është grua” nga Shuki Kurti Musa është botuar nga Revista letrare me redaktore Ornela Musabelliu dhe botues Dritan Kiçi./ALBINFO.CH/




Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriShyhrete Kurti-Musa
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Sion - Zvicër
- Profesioni:Poete
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit












