Kinema
‘The Crown’ dhe komedia ‘Ted Lasso’, triumfuese në çmimet Emmy
Drama mbretërore “The Crown” dhe komedia “Ted Lasso” janë triumfuesit e çmimeve kryesore Emmy, një natë e dominuar nga shfaqjet e filmave, talentet britanike dhe trofe të fituara më së shumti nga gratë.
Drama që kthen në vëmendje dashurinë për shahun “The Queens Gambit” u vlerësua seria më e mirë.
Jason Sudeikis, ylli dhe bashkëkrijuesi i “Ted Lasso”, u vlerësua aktori më i mirë i komedisë.
Trofe pati edhe për britanikët Hannah Waddingham dhe Brett Goldstein, për rolet e tyre mbështetëse në filmin e një ekipi të futbollit anglez që luftoi dhe gjatë ditëve të errëta të pandemisë.
Michaela Coel fitoi çmimin për skenarin e dramës “I May Destroy You”.
Britanikja Jessica Hobbs u vlerësua për regjinë e filmit “The Crown”.
Shtatë nga 12 çmimet e aktrimit shkuan për britanikët, përfshirë Olivia Colman dhe Josh O’Connor për rolin e Mbretëreshës Elizabeth dhe trashëgimtarit të fronit Princi Charles në sezonin e katërt të “The Crown” që u përqendrua në martesën e Charles dhe Princeshës Diana.
Kate Winslet fitoi trofeun e aktores kryesore për rolin e saj si një detektive në seritë “Mare of Easttown”, ndërsa Ewan McGregor ishte një fitues surprizë për interpretimin e stilistit të modës tek “Halston”.
E-Diaspora
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë













