Kinema
Në Hungari filmat me homoseksualë krahasohen me ata horror
Qeveria hungareze u ka dërguar transmetuesve udhëzimet për kufizimet që duhet të zbatojnë kur shfaqin filma me homoseksualë.
Kufizimet janë të njëjta me ato që zbatohen për filma horror apo të dhunshëm.
Sipas rregulloreve të nxjerra më 15 shtator nga Këshilli i Medias i Autoritetit Kombëtar të Mediave (NMHH), filmat që kanë tema LGBT+ (homoseksual, lesbike, biseksual, transgjinor dhe ndërseksualë) si dhe çështje të identitetit gjinor nuk do të “rekomandohen” për personat nën moshën 18-vjeç.
“Sjelljet e përgjithshme që shprehin butësinë, si një puthje në faqe, një përqafim, mbajtja e duarve gjatë ecjes ose një puthje nuk mund të konsiderohen problematike përveç se në rastet kur ato përbëjnë një element qendror të programit”, thuhet në udhëzim, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Në muajin qershor Hungaria miratoi ligjin që ndalon “shfaqjen dhe promovimin e homoseksualitetit” për personat nën 18-vjeç.
Përgatitja e këtij ligji u bazua në ligjin e diskutueshëm të “propagandës homoseksuale” të miratuar nga Rusia më 2013.
Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, e ka kritikuar këtë ligj duke thënë se ai “rrit armiqësinë shoqërore” ndaj homoseksualëve në Rusi dhe paraqet një “shembull klasik të homofobisë politike”.
Edhe Hungaria është përballur me kritika të ashpra për ligjin nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Qeveria konservatore e kryeministrit Viktor Orban ka thënë se legjislacioni është i nevojshëm për të mbrojtur “të drejtën e fëmijëve për identitetin e tyre gjinor të fituar në lindje”.
Organizata Amnesty International në Budapest lëshoi një deklaratë në muajin qershor duke thënë “njerëzit që përballen me një mjedis armiqësor, tani do t’i ekspozohen një diskriminimi edhe më të madh”.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












