Lajme
Kosovarët sërish me probleme në kufirin me Malin e Zi
Shqiptarët nga Kosova bllokohen sërish në Han të Hotit: S’na njohin testet, kërkojnë ta bëjmë këtu 23 euro
Vazhdon të mbetet problematike situata në pikën doganore të Hanit të Hotit me Malin e Zi, përcjell albinfo.ch.
Për shkak të ndryshimit të masave kundër pandemisë dhjetëra punëtorëve sezonalë u kërkohet çdo ditë një tampon që kushton 23 euro për të kaluar kufirin.
Ndërkohë, për punonjësit kostoja e tamponit 23 euro është e papërballueshme.
“Kemi protestuar edhe dje. Shteti jonë ka të drejtë të na hapë rrugën. Me testin që është bërë 23 euro këtu, është e papërballueshme. Nuk i lejojnë testet në Shkodër, thonë t’i bëjnë këtu. Unë i kam bërë të dyja vaksinat dhe nuk po i njohin,” thotë një qytetar.
“Unë e kam kaluar Covidin dhe këta nuk ma njohin,” thotë një tjetër.
“Nuk na e pranojnë testin që kemi, duan ta bëjmë këtu 23 euro,” shprehet një qytetar, i cili është kthyer.
Masat e reja u vendosen ditën e djeshme në palën malazeze dhe kjo solli problematike për punonjësit shqiptar. Janë 100-200 punonjës ditorë që mbajnë familjet me këtë punë krahu në shtetin malazez.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












