Lajme
Gjuhët më të kërkuara për t’u mësuar gjatë pandemisë
Kur erdhi ‘puna’ për të zgjedhur një hobi të ri gjatë mbrëmjeve të lockdown për shkak të pandemisë, mësimi i një gjuhe të huaj ishte një zgjedhje e përhapur
Nga marsi 2020 numri i përdoruesve të rinj në aplikacionin e gjuhëve Duolingo u rrit me 300%.
Por, cilat ishin gjuhët më të kërkuara për t’u mësuar në çdo vend?
Grafiku i Wordtips tregon gjuhët më të kërkuara për t’u mësuar në gjithë botën.
Për të zbuluar gjuhën që kërkohej për t’u mësuar në çdo vend, Wordtips përdori Keyword Planner të Google dhe numëroi kërkimet për “të mësuar x gjuhë” (e përkthyer në gjuhë të ndryshme) në çdo vend, në periudhën maj 2020 – maj 2021.
Gjuhët më të kërkuara për t’u mësuar në Europë:
Anglishtja është gjuha më popullore në Europë dhe gjuha më e kërkuar për t’u mësuar në 34 vende europiane.
Por disa vende dallojnë nga të tjerët – për shembull, gjermanishtja është gjuha më e kërkuar për t’u mësuar në Danimarkë. Në një rajon të vogël në jug të Danimarkës, gjermanishtja është gjuha zyrtare e minorancës. Sipas World Atlas, deri në 20 mijë gjermanë etnikë jetojnë në zonë, me rreth 8 mijë që e flasin gjermanishten standarde si gjuhën e nënës.
Në Mbretërinë e Bashkuar, spanjishtja zë vendin e parë. Por gjëra më interesante është se spanjishtja është edhe gjuha më e kërkuar për t’u mësuar në Spanjë, gjë që duket pa kuptim. Megjithatë, mund të ndodhë për shkak të përqendrimit të madh të expats-ëve britanikë. Sipas BBC News, në Spanjë jetojnë më shumë se 300 mijë expats britanikë.
Ndërkohë që anglishtja është gjuha më e kërkuar për t’u mësuar në vende të ndryshme, ajo është edhe gjuha më e folur në mbarë botën, me 1,1 miliardë folës – ose rreth 15% e popullsisë në botë.
Po shqiptarët çfarë zgjodhën?
Siç shihet në hartë, edhe në vendet e Ballkanit – Shqipëri, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë, Serbi, Bullgari, Rumani, gjuha më e kërkuar për t’u mësuar është anglishtja.
Kundër rrymës
Pjesa më e madhe vendeve anëtare të Bashkimit Europian kanë kërkuar të mësojnë anglishten, përveç 4 shteteve: Republika Çeke dhe Sllovakia, Danimarka dhe Spanja. Çekët kanë zgjedhur të mësojnë spanjishten, ndërsa të dytët dhe të tretët, gjuhën gjermane.
Spanjollët duan të mësojnë spanjisht!
Sipas të dhënave spanjishtja është gjuha më e kërkuar për t’u mësuar në Spanjë.
“Ndoshta për shkak të emigrantëve që jetojnë në Spanjë, aty jetojnë më shumë britanikë se në çdo vend tjetër”.
Gjuhët më të kërkuara për t’u mësuar në Amerikën e Veriut
Është interesante të shohësh se japonishtja është gjuha më e kërkuar që amerikanët dhe kanadezët duan të mësojnë. Edhe pse kjo mund të duket e çuditshme, amerikanoveriorët e kanë adhuruar dhe ‘absorbuar’ kulturën pop japoneze që nga fillimet e viteve ’90.
Së fundi, interesi i perëndimorëve për anime është rritur edhe më shumë, me kërkesën në rritje me 33% për programe anime në Shtetet e Bashkuara, në tremujorin e parë 2021 krahasuar me një vit më parë.
Belize është një tjetër vend që për zgjedhjen e gjuhës ngjall habi – këtu gjuha më e kërkuar për t’u mësuar është ajo kineze.
Sipas Censit të vitit 2000, thuajse 1% e popullsisë së vendit identifikohet si kineze. Emigrimi kinez në Belize nisi në mesin e viteve 1800, kur emigrantët kinezë u sollën në vend (në atë kohë i njohur si Honduras britanik) si punëtorë.
Kohët e fundit, një valë emigrantësh nga Tajvani kanë emigruar dhe krijuar biznese në Belize, si pjesë e përpjekjeve të zhvillimit ndërkombëtar të Tajvanit.
Ndërkohë në Amerikën e Jugut, si në Peru edhe në Kili, shihet një dëshirë e fortë për të mësuar gjuhën koreane. Popullariteti i K-Pop në Amerikën e Jugut tregojnë se si media dhe arti mund të ndihmojnë në përhapjen e gjuhëve përtej kufijve të vendit dhe ndonjëherë në vende që nuk i pret./Monitor
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











