Lajme
Mediat nën regjimin taleban në Afganistan
Si po funksionojnë ato, cilat janë problemet kryesore të tyre
Madina Morwat ishte në mesin e shumë gazetarëve afganë që humbën punën kur dhjetëra stacione televizive dhe radio pezulluan programet pasi talebanët morën pushtetin muajin e kaluar.
Kjo nuk e ndaloi reporteren 23-vjeçare të rifillojë karrierën e saj, shkruan Financial Times, transmeton Albinfo.ch.
Ajo u punësua në një nga kompanitë më të mëdha të mediave në Afganistan, Moby Group.
“Shumë ambasada më pyetën nëse doja të largohesha nga Afganistani, por jam e përkushtuar të punoj për gratë dhe vendin tim”, tha Morwat.
Që kur grupi islamik u kthye në kryeqytetin afgan në gusht, Tolo News ka vijuar transmetimin me orar të plotë.
Ky kanal është i njohur për mbulimin e gjerë të ngjarjeve. Ai ishte i pari që bëri me dije lajmin e largimit të presidentit Ashraf Ghani.
Gjithashtu ai ka punësuar dhjetëra gazetare gra.
Por fati i këtij televizioni nën pushtetin e talebanëve po shihet gjerësisht si një provë nëse regjimi i ri do të garantojë liritë themelore.
Gjatë pushtetit të mëparshëm të talebanëve nga 1996 deri në 2001, gratë u dëbuan nga jeta politike dhe mediat u kontrolluan totalisht.
Madje, edhe format e tjera të argëtimit u ndaluan.
Por këtë herë, nga nevoja për njohjen ndërkombëtare, talebanët kanë interes të paraqesin një fytyrë më liberale ndaj fuqive perëndimore.
Nga ana tjetër, qeveritë e huaja shpresojnë se regjimi do të jetë ai me të cilin mund të punojnë për të shmangur një krizë ekonomike.
Deri më tani, kjo perspektivë duket e pasigurt.
Luftëtarët e armatosur kanë shpërndarë në mënyrë agresive protestuesit dhe javën e kaluar rrahën dhe arrestuan gazetarë. Përfshirë këtu një kameraman të Tolo News-it.
Ngritja e Tolo News-it lajmëroi modernizimin e peizazhit mediatik të Afganistanit pas pushtimit të udhëhequr nga SHBA-ja.
Si transmetuesi kryesor i vendit, me programe në Pashto dhe Dari, dy nga gjuhët kryesore të vendit, Tolo dhe kanalet e tjera televizive komandojnë një pjesë prej 60 % të auditorit në Afganistan.
Shfaqja “Ylli Afgan” dhe programi i lajmeve në mbrëmje tërheqin rregullisht rreth 12 milionë shikues, një e treta e popullsisë së vendit.
Kanalet e tij janë gjithashtu të disponueshme në vendet në të gjithë rajonin.
Tolo News vuri në provë regjimin e ri kur i kërkoi zyrtarit taleban, Mawlawi Abdulhaq Hemand, të bënte një intervistë me moderatoren e lajmeve, Beheshta Arghand, dy ditë pasi morën pushtetin.
Por Arghand dhe më shumë se 50 të tjerë në mesin e 400 personave të stafit kanë ikur nga vendi.
Të tmerruar se talebanët do të shënjestronin shtëpitë e tyre, ata i kalonin netët në zyrë pas marrjes së kontrollit.
Edhe pse është e paqartë për sa kohë Tolo do të jetë në gjendje të qëndrojë drejtpërdrejt, televizioni ka përdorur mediat sociale për të denoncuar fshikullimin e gazetarëve dhe për të nderuar një gazetar që punon me Frontin e Rezistencës Kombëtare të Afganistanit, i cili u vra në luftimet kundër talebanëve në Luginën Panjshir.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









