Lajme
Merkel, “gruaja që mbajti Gjermaninë dhe Evropën të bashkuar në çaste të vështira”
Kështu portretizohet kancelarja Merkel në biografinë për të
Gazetari dhe publicisti gjerman, Ralph Bollmann, thotë se vendosi të shkruajë biografinë e kancelares Angela Merkel kur ndjeu se kancelarja do të hynte në histori.
Dhe sot, ai është i bindur.
“Po, ia vlente”, përgjigjet ai në një intervistë duke mbajtur në duar një libër prej 800 faqesh, me foton e kancelares duke qeshur.
“Merkel doli në fushë si kancelare e ndryshimit, por mund të themi se luajti rolin e kancelares konservatore. Ajo nuk e reformoi vendin, por do të mbahet mend sepse ka arritur të garantojë stabilitetin dhe për të mbajtur Gjermaninë dhe Evropën së bashku në momente shumë të vështira”, theksoi Bollmann, transmeton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
“Pas saj, stabiliteti i politikës gjermane është në rrezik, veçanërisht nëse partia e saj CDU do të pësojë rënie si një parti e madhe popullore kombëtare”, shkruan ndërkohë gazeta ”Frankfurter Allgemeine am Sonntag” në analizën e saj.
”Dua të tregoj jetën dhe punën politike të udhëheqëses që e ktheu Gjermaninë në qendër të interesit global duke mbajtur pushtetin në mënyrë taktike, por pa tradhtuar kurrë disa besime themelore”, shton Bollmann.
“Më kërkuan të shkruaj një bio klasike më 2014, por nuk më kishte emocionuar. Pastaj një ditë, ishte viti 2015, ndërsa Merkel kishte një takim me Putinin në Minsk për Ukrainën, dhe menjëherë po atë ditë, ajo udhëtoi drejt në Bruksel për t’u marrë me dosjen greke. Në atë moment ndryshova mendje dhe vendosa të shkruaj librin”, thotë ai.
Libri rindërton trajnimin në Gjermaninë Lindore dhe më pas të gjithë krizat me të cilat përballet Merkel, ato financiare, ekonomike, me refugjatët, Ukrainën e deri tek pandemia.
“Deri në G20 2011 në Kanë, partnerët evropianë nuk e kishin kuptuar ende se sa në presion ishte Merkel, kur ajo papritmas shpërtheu në lot para të gjithëve”, thotë Bollmann, duke kujtuar episodin.
Ishin muajt në të cilën Merkel po e ushtronte me presion mbi koncesionet për shpëtimin e euros, ku në Kanë ishte edhe Barack Obama.
Në mandatin e fundit, Merkel është bërë një udhëheqëse me një peshë globale.
Obama deklaroi për të se ”Merkel do të ishte udhëheqësja e fundit e Perëndimit të lirë. Dhe unë mendoj se ajo pak gjithashtu besonte në të”.
“Përgjegjësia e udhëheqjes, në vitet e Trump, të Brexit, të kontrasteve gjithnjë e më shumë të forta me Putinin, u bë gjithnjë e më i madh. Më në fund nuk ka asgjë në të vërtetë misterioze”, përgjigjet autori.
“Elemente të tjera do të shfaqen, por nuk mendoj se do të ndryshojnë imazhin e Angela Merkelit”, shtoi Bollmann.
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas










