Koronavirusi: çast pas çasti
Fillon rënia e numrit të rasteve në Evropë
Numri i rasteve në gjithë BE-në ka filluar të ulet në 11.7 raste për 100 mijë banorë
Rastet e koronavirusit po bien në pjesën më të madhe të Evropës, me disa përjashtime, sipas gjurmuesit FT Covid-19.
Infeksionet janë në rënie në Francë dhe në Spanjë, pasi arritën majat kohët e fundit.
Spanja regjistroi mesatarisht 13.9 raste të reja ditore për 100 mijë banorë në javën deri më 4 shtator, nga 57.9 raste në javën deri më 19 korrik.
Në Francë, rastet gjithashtu po bien pas një rritjeje në mes të korrikut. Rritja e fundit arriti kulmin në një mesatare prej 35.3 raste për 100,000 njerëz në javën deri më 16 gusht dhe ra në 20.4 raste në javën deri më 4 shtator.
Numri i rasteve në gjithë BE-në ka filluar të ulet në 11.7 raste për 100 mijë banorë, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Sidoqoftë, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania janë një përjashtim, pasi kanë përjetuar rritje të rasteve. Mbretëria e Bashkuar raportoi mesatarisht 52.5 raste të reja ditore Covid-19 për 100 mijë njerëz në javën deri më 4 shtator, nga 39.1 në fillim të gushtit.
Javën e kaluar, studimi Zoe Covid, i cili përdor një aplikacion për të gjurmuar infeksionet, parashikoi se rastet do të rriteshin në Mbretërinë e Bashkuar pa kufizime. Infeksionet po rriten edhe në Gjermani, por nga një pikë fillestare më e ulët. Gjermania raportoi 12.3 infeksione të reja për 100,000 njerëz në javën deri më 3 shtator, nga 0.7 raste mesatare në fund të qershorit.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë











