Lajme
Dita e parë e shkollës në Austri: 123 nxënës dalin pozitivë me koronavirus
490,000 nxënës nga tri shtete federale të Austrisë janë kthyer sërish në klasa. Por, më shumë se 100 nxënës prej tyre, megjithatë, ditën e parë të shkollës e përfunduan në karantinë
Viti i ri shkollor për 490.000 nxënës filloi të hënën, me një “fazë sigurie” trejavore në Vjenë, në Austrinë e Ulët dhe Burgenland, shkruan oe24.at.
Në këtë kohë, nxënësit detyrohen të bëjnë testin e Covid 19 tri herë në javë, ndërsa jashtë klasës duhet të mbahen maskat. Sipas shifrave paraprake, më shumë se 100 vetëteste pozitive u regjistruan në ditën e parë të shkollës në tri shtetet federale, përcjell albinfo.at.
123 teste pozitive
Në Vjenë, sipas shifrave të Drejtorive të Arsimit, 80 teste rezultuan pozitivë, 35 në Austrinë e Ulët dhe tetë nxënës në Burgenland. Kjo ishte përafërsisht e njëjtë me numrin e testeve pozitive nëpër shkolla të rezultuara në fund të muajit maj. Megjithatë, këto fillimisht konsiderohen raste të dyshimta dhe duhet të konfirmohen me teste PCR.
Këshilltari i Qytetit të Vjenës për Arsimin, Christoph Wiederkehr, (NEOS) tha para gazetarëve të hënën se në fillim kishte pritur më shumë raste pozitive. Sidoqoftë, ai supozon se këto shifra do të rriten ndjeshëm në javët e ardhshme.
Ndërkohë ministri i Arsimit, Heinz Fassmann, gjatë vizitës në një shkollë në Vjenë ishte optimist se mësimi do të zhvillohet ballë për ballë gjatë tërë vjeshtës. “Përveç optimizmit, duhet edhe durim kur rritet numri i infeksioneve”, tha ministri.
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











