Lajme
Afaristi i njohur, Esat Lika, takohet me kryediplomatin e Zvicrës
Ai ka falënderuar këshilltarin federal për mundësitë që i ka ofruar shteti zviceran për të bërë biznes pa burokraci dhe barriera
Afaristi shqiptar nga Zvicra, Esat Lika, CEO dhe pronar i LIKA Group AG, cila është një ndër kompanitë lidere në sektorin e patundshmërive dhe ndërtimit në Zvicër, është takuar me zëvendëspresidentin e Zvicrës, Ignazio Cassis, që është edhe në krye të Departamentit për Punë të Jashtme të Zvicrës, raporton albinfo.ch.
Ky takim është realizuar në kuadrin e takimit të afaristëve të një klubi më të madh të biznesit në Zvicër.
Në një njoftim të kompanisë LIKA Group AG, thuhet se në këtë takim Esat Lika, CEO i kompanisë, ka prezantuar një biografi të kompanisë, e cila ka shënuar rritje të shpejtë në sektorin e patundshmërive dhe ndërtimit në Zvicër.
Ai ka falënderuar këshilltarin federal për mundësitë që i ka ofruar shteti zviceran për të bërë biznes pa burokraci dhe barriera. Nga ana tjetër, në njoftim thuhet se Cassis ka mirëpritur suksesin e një kompanie që drejtohet nga një shqiptar i Kosovës.
Në njoftimin e LIKA Group AG thuhet më tutje se z.Lika e ka ftuar k,ëshilltarin zotin Cassis, për një vizitë në kompaninë që udhëheq.


E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












