Kosova
Brenda gushtit, 238 persona kanë vdekur në Kosovë nga Covid
Numër i lartë i infektimeve, rritja e rasteve të vdekjes dhe mbingarkesa e spitaleve si pasojë e shfaqjes së variantit “Delta” të COVID-19 e karakterizuan muajin gusht të këtij viti në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Numri i infektimeve gjatë këtij muaji është regjistruar në shifrën rekord prej 36 mijë e 461 rastesh, që e bën muajin gusht si periudhën me më së shumti infektime që nga shfaqja e pandemisë COVID-19 në mesin e muajit mars të vitit të kaluar.
197 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 vetëm gjatë periudhës 20 gusht deri më 31 gusht. Derisa brenda gushtit nga më shumë se 36 mijë të infektuar, u regjistruan 238 vdekje si pasojë e COVID-19.
Ekspertë të shëndetësisë thonë se vaksinimi i një pjese të madhe të personave në moshë të shtyrë ka parandaluar edhe rritjen e numrit të viktimave krahasuar me periudhat paraprake.
Gjatë muajit gusht është rritur edhe numri i testimeve. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka kryer 247 mijë e 175 testime për COVID-19 dhe raporti mes testimeve dhe rasteve të reja gjatë muajit gusht është 14.7 për qind pozitiv.
Aktualisht në Kosovë janë 26 mijë e 886 raste aktive, nga 539 sa ishin me një gusht. Ndërkaq të shëruar gjatë periudhës së muajit gusht janë regjistruar 10 mijë persona.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












