Shqipëria
Shqipëria, nga 1 shtatori, me masa të reja
Sot, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi ndryshimin e masave anti-Covid. Duke filluar nga data 1 shtator, ora policore do të shkojë në 23:00 deri në orën 06:00.
Mësohet se nga data 6 shtator qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto 3 kushte: Të paraqesin pasaportën e vaksinimit të plotë, e cila duhet të jetë jo më e vonshme se 2 javë nga data e hyrjes në kufi. Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve, ose testin e shpejtë (rapid) brenda 48 orëve, ose të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars Cov2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Kjo është e vlefshme edhe për ata qytetarë që kalojnë tranzit në Shqipëri. Fëmijët deri në 6 vjeç nuk u nënshtrohen këtyre rregullave.
Qytetarët shqiptarë, rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen në Shqipëri dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipërcituara, duhet të vetizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.
Vaksinim të detyruar për grupet më të riskuara, stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në mbledhjen e zhvilluar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve apeloi për vaksinim, duke i konsideruar shqetësuese shifrat në rritje të infektimeve nga varianti Delta.
“Nuk ka tani më asnjë dyshim se vala e re e Covid-19 ka mbërritur edhe më herët se sa vjeshta. Në Spitalin “Covid 1” janë pothuaj 100 të shtruar, 17 prej tyre në terapi intensive. Janë shumë më pak se sa në rajon, edhe falë shpejtësisë me të cilën Shqipëria nisi vaksinimin masiv, por janë shumë sidoqoftë, po të kemi parasysh se jemi ende në gusht. Mjekët më kanë raportuar gjatë gjithë kësaj periudhe se numri i të pavaksinuarve është sa 95% e totalit të shtrimeve. Pra është fare e qartë se kush nuk është vaksinuar ende po rrezikon seriozisht, ndërsa përqindja fare e ulët e të vaksinuarve që preken është sidoqoftë shumë më e mbrojtur nga përkeqësimi fatal i sëmundjes”, u shpreh Manastirliu.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve











