Kosova
Sezoni i kësaj vere solli mbi 1 milion bashkatdhetarë në Kosovë
Bashkatdhetarët që kanë ardhur këtë verë në Kosovë, sipas hulumtimeve të bëra nga organizatat joqeveritare, kanë shpenzuar rreth gjysmë miliardi euro
Ndonëse të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës për remitenca më të fundit janë vetëm deri në muajin maj, sipas ekspertëve që i kanë bërë këto hulumtime, thuhet se të hollat e derdhura në forma të ndryshme janë një infuzion për ekonominë e Kosovës, sidomos në kohë të pandemisë.
Sihana Bejtullahu nga organizata joqeveritare “Germin”, organizatë kjo që merret kryesisht me çështje të diasporës, thotë për KosovaPress se shpenzimet e bashkatdhetarëve gjatë sezonës të verës arrijnë shifrën e 500 milionë eurove.
Derisa sipas Bejtullahut, numri i bashkatdhetarëve që kanë hyrë në Kosovë këtë sezonë është mbi 1 milion.
“Ne jemi në procesin e analizimit të të gjitha të dhënave, qoftë atyre të hyrje daljeve gjatë kësaj periudhe të verës me prani të diasporës, e po ashtu duke përfshirë edhe fushën financiare, ku rreth 500 milionë euro llogaritet të kemi gjatë kësaj kohe, por shumë shpejt do të dalim edhe me të dhënë përfundimtare. Ajo çka është e rëndësishme të theksohet është që përveç anës financiare, prania e tyre është edhe vazhdim i mbajtjes së lidhjeve me pjesëtarë tanë që i kemi në diasporë me vendin amë. Mendojë që është një aset shumë i rëndësishëm që mund të zhvillohen programet dhe projekte të tjera të cilat do të ndikonin në zhvillimin edhe të mëtutjeshëm të vendit”, thekson ajo, transmeton Albinfo.ch.
Eksperti i ekonomisë, Bardh Ahmeti, thotë se remitencat nga diaspora, shpenzimet gjatë qëndrimit të tyre si dhe investimet e ndryshme kryesisht në patundshmëri kanë një peshë të rëndësishme për ekonominë e vendit.
“Është kaluar shifra prej 900 milionë euro gjatë vitit 2020, si dhe në këtë vit(2021) gjithashtu është arritur një rekord i fluksit të udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Kjo ka rëndësi për vendin pasi që gjatë muajve të verës rritet konsumi në të gjithë sektorët dhe pa dyshim që bashkatdhetarët kanë vlerë të rëndësishme për ekonominë e vendit. Megjithëse nuk ka diçka zyrtare, mirëpo nëse bëjmë një lexim të situatës janë diku mbi 1 milion mërgimtarë që kanë ardhur në këtë verë, dhe nëse marrim një mesatare të shpenzimeve nga 500-600 ose 400 euro të shumës simbolike, atëherë i bie që diku deri në 500 milionë euro është shpenzimi dhe realisht ato janë konsum që futet si qarkullim në tregun tonë”, thotë Ahmeti.
Përveç shpenzimeve që diaspora e Kosovës bën gjatë sezonës së verës, çdo vit Kosova pranon edhe rreth 1 miliard euro remitenca. Vetëm vitin e kaluar mjetet e ardhura nga diaspora kanë kapur vlerën prej 980 milionë euro.
Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, thotë se diaspora ka qenë, është dhe do të mbetet një nga shtyllat e mëdha të përkrahjes dhe zhvillimit të vendit.
Fatkeqësisht sipas Krasniqit deri më tani diaspora është përdorur vetëm për remitenca dhe kështu Kosova dhe institucionet e saj nuk krijuan kushte për tërheqjen e investitorëve.
“Ka qenë një paaftësi e institucioneve tona në përgjithësi që të krijojmë infrastrukturë ligjore më të mirë që t’i ftojmë diasporën të investojnë, jo vetëm të sjellin ndihma për qytetarët tanë. Në këtë drejtim duhet me urgjencë të madhe, qeveria bashkë me kuvendin t’i ndryshojë ligjet, të krijojë ofertë për të bërit biznes dhe për investime në mënyrë që ne t’i ftojmë ata të investojnë në Kosovë dhe jo të na sjellin vetëm ndihma… Ka kapacitete të jashtëzakonshme nga ana e mërgimtarëve tonë që të vijnë të investojnë, ka edhe vullnet me potencial miliarda euro, që të vijnë të investojnë në Kosovë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur për fajin tonë, jo për fajin e tyre”, thotë ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali Ndjekje spektakolare në A15, arrestohen dy shtetas shqiptarë... -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












