Kosova
Kosovë: Qeveria sot miraton masat e reja anti-COVID
Qeveria e Kosovës, siç raportohet, pritet të mblidhet sot në orën 16:00 për të diskutuar dhe vendosur rreth shtrëngimit të mëtejmë të masave të reja anti-COVID me qëllim të parandalimit të rasteve të reja të vdekjeve dhe infektimeve.
Rikthimi i orës policore, reduktimi i kapaciteteve të punës së gastronomisë, shtyrja e vitit të ri shkollor dhe shtimi i punëtorëve shëndetësorë dhe inspektorëve, janë disa nga masat që pritet të zyrtarizohen sot.
Kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi, dje ka thënë se është propozuar që nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të vendoset ora policore e që gastronomia të punojë deri në orën 21:30.
“Mësimi po shtyhet deri më 13 shtator. Gastronomia do të punojë deri në orën 21.30. Ndërsa do të vendoset edhe ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00. 1 mijë e 16 punëtorë shëndetësorë dhe inspektorë do të shtohen. Kërkesa e komunave rreth furnizimit me barna do të plotësohet, pra 92 për qind e kërkesave par furnizim do të plotësohen. Ne si Asociacion kërkuam shtimin e inspektorëve komunalë që masat të zbatohen si dhe hapjen e qendrave të reja të vaksinimit, ministri tha se kjo varet prej numrit të vaksinave. Kërkesa jonë ishte edhe që të bëhet decentralizimi i rekrutimit të personelit shëndetësor”, ka deklaruar Ibrahimi.
Ndërkohë Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka tregaur për disa nga masat me të cilat kanë pasur dakordim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Arsyeja e këtij takimi ishte diskutimi rreth masave të reja që së shpejti priten të hynë në fuqi. Këto janë disa nga masat që do të merren: Orari i punës do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30; Gastronomia do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme, dhe vetëm 70% të hapësirës; Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare; Sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura; Seminaret dhe konferencat në hapësira të mbyllura mund të mbahen vetëm deri në 30 persona; Ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit. Për shkak të numrit të madh të rasteve të të infektuarve me Covid-19 ju lusim t’i respektoni këto dhe masa të tjera që priten të hyjnë në fuqi së shpejt”, kanë njoftuar nga Oda e Hotelierëve.
Brenda 24 orëve të fundit Kosova ka shënuar 16 vdekje dhe mbi 2 mijë raste të reja të infektimit me COVID-19.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë








